FITORJA

Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka shpërndarë pako ushqimore për 53 familje të banesave sociale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shoqata Humanitare “Bereqeti” e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës me degët e saja në secilën Komunë të Kosovës e edhe në Komunën e Gjilanit, fillimin e muajit të Ramazanit e shënoi me një aktivitet humanitar duke i ndihmuar 53 familje të cilat tani e një kohë të gjatë jetojnë në dy ndërtesa në përkujdesje të Komunës së Gjilanit.

Pakoja ushqimore përbëhet nga gjërat më elementare për ushqim si: vaj, oriz, sheqer,qaj, kripë, hurma, makarona, vegetë, etj.

Ditë më parë SHHB “Bereqeti” pati shpallur aksionin humanitar “SOFRA E IFTARIT” në të cilin mundë të kontribuojnë secili individ apo organizatë e vullnetit të mire, duke ndihmuar me pako ushqimore për familjet në nevoje, jetimët, të pastrehët dhe të gjitha ata që ju mungojnë gjërat elementare për sofrën e IFTARIT.

Eco Higjiena

Një pako ushqimore mesatare e cila do të tubohen dhe shpërndahen ka vlerën 25 €. Dhe këto ndihma janë pikërisht nga vet donatorët të cilët kanë paguar në zyrat e KBI – së, shumën 25 €, ndërsa ekipi i shoqatës përkujdeset për blerjen, paketimin dhe gjetjen e familjes e cila e cila është më e merituar për t’i ndihmuar, në mënyrë që amanetin e xhematit – donator ta qojmë në vend.

Koordinatori i SHHB “ Bereqeti“, Agim Hyseni, falënderoi të gjithë donatorët duke e lutur Zotin që ata t’i shpërblejë, derisa njoftoi se aksioni “Sofra e Ramazanit” do të vazhdojë t’i ndihmon skamnorët deri në fund të muajit të Ramazanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.