HW

Shkolla “Vesel Muja” në Mihir kremtoi Ditën e Shkollës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në ambientin e shkollës fillore dhe të mesme të ultë “Vesel Muja” të fshatit Mihir të Komunës së Gjilanit u kremtua Dita e shkollës, ku merrnin pjesë nxënësit e kësaj shkolle, mësimdhënësit, prindërit, ish arsimtarë të kësaj shkolle, mysafirë të ndryshëm si dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Këtë manifestim me pjesëmarrje e nderuan edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, Salihe Mustafa deputete në Kevendin e Republikës së Kosovës, Drejtori i Drejtorisë për arsim, Bujar Nevzadi me bashkëpunëtorët e tij, udhëheqës të partive të ndryshme të Komunës së Gjilanit si dhe familja e Vesel Mujit, emrin e të cilit e mban kjo shkollë.

Fillimisht fjalën e rastit e mori Drejtori i shkollës Ajvaz Beqiri, i cili së pari i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje duke i uruar nxënësit, prindërit, personelin arsimor të shkollës “Vesel Muja”, i cili tërë jetën ia kushtoi edukimit të gjeneratave të reja.

Më pas është ndalur duke përmendur të arriturat e kësaj shkolle gjatë periudhës katër vjeçare, që nga pavarësimi i kësaj shkolle. Gjatë këtyre viteve janë bërë shumë punë të mëdha në këtë shkollë, është vizituar nga shumë personalitete, organizata e shoqata, të cilat kanë premtuar se do të ndihmojnë këtë shkollë. Është premtuar asfaltimi i rrugës, ngrohja, paisja e një klase për punë praktike etj.

Drejtori i Drejtorit për arsim , Bujar Nevzadi i uroi përvjetorin e katërt të pavarësimit të kësaj shkolle, duke i falënderuar për sukseset, duke premtuar edhe më tutje mbështetje për këtë shkollë në përmirësimin e kushteve.

Nevzadi ka përmendur edhe punët që janë bërë gjatë viteve të fundit në ndërtimin e shkollave të komunës së Gjilanit, duke premtuar se në të ardhmen do të ndërtohen edhe disa shkolla, si ajo e mjekësisë, një shkollë te tregu i gjelbërt dhe kudo që do të ketë nevojë.

Fundamenti

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka përshëndetur të gjithë pranishmit duke i uruar nxënësit, arsimtarët dhe drejtorin e shkollës për punën e palodhshme që është bërë gatë këtyre katër viteve, duke premtuar se ai edhe në të ardhmen do të punojë në përmirësimin e kushteve, për një shkollim normal.

Ai ka përmendur edhe strategjitë që ka për shoqërinë, ndërsa prioritet i tij do të jetë shkolla, përmirësimi i kushteve, pajisja me kabinete, salla dhe çdo gjëje që mundëson funksionimin sa më të mirë të shkollës.

Në emër të familjes, fjalë rasti ka paraqitur Elez Muja, veteran e arsimit, përndryshe vëllai i Vesel Mujit, i cili ka porositur nxënësit që të mësojnë sa më shumë, arsimtarët të punojnë për ngritjen e nxënësve, sepse për këtë gjithnjë është mundur dhe ka punuar Veseli.

Në fund të këtij manifestimi u dha një program i pasur kulturo-artistik ku me recitale, këngë e valle kanë argëtuar të pranishmit, ku kanë shprehur dijen, talentin dhe vendosmërinë për të vazhduar përpara.

Krejtësisht në fund, të pranishmit kanë mundur të shikojnë punën e nxënësve të kësaj shkolle, të cilët me punimet e tyre kanë mahnitur të pranishmit derisa për mysafirët u shtruar një koktej rasti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.