ARKATANA

Shkolla e Artit në Gjilan organizon ekspozitë në 10 vjetorin e pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Qendrën e Rinisë në Gjilan, sot në kuadër të shënimit të 10-të vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, është hapur ekspozita me punime të ndryshme nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Artit, të cilët kanë ofruar para artdashësve veprat në pikturë, grafikë, fotografi, etj.

Majlinda Marku-Hoxha, Ushtruese e detyrës së drejtorit të Arsimit në Gjilan, ka thënë se puna që e bëjnë këta nxënës të shkollave është e nivelit të lartë profesional dhe njëkohësisht përkushtim shumë i madh për profesionin që kanë zgjedhur.

Ajo ka përgëzuar të gjithë nxënësit e Shkollës së Artit dhe njëkohësisht ka kërkuar angazhim maksimal të nxënësve dhe të rinjëve në përgjithësi, që të bëhen një shoqëri aktive për proceset shtet-ndërtuese dhe integruese të Republikës, e cila sipas saj po shënon një dekadë me vështirësi por me një vizion dhe qëllim të qartë.

FITORJA

Ndërsa, Emrush Qamili, drejtor i Shkollës së Artit në Gjilan, ka thënë se gjithçka mund të bëhet kur ekziston vullneti dhe bashkëpunimi i fuqishëm mësimdhënës-nxënës-prind.

Ndryshe në këtë ekspozitë janë prezantuar mbi 60 punime të nxënësve në teknika të ndryshme. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.