Aktakuza të ngritura për posedim të substancave narkotike dhe lëndim trupor

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”./rajonipress/