Eko Higjiena

Shënohet dita Evropiane e të drejtave të pacientit në komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, me një aktivitet simbolik ka shënuar Ditën Evropiane të Drejtave të Pacientit.

Me këtë rast mjekët familjarë të QKMF-së në Viti dhe QMF në Pozheran me pacientët e rastit kanë biseduar rreth përzgjedhjes së mjekut familjar, konkretisht pra synimit që Ministria e Shëndetësisë po planifikon ta arrij së shpejti në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, është biseduar për të drejtat e pacientëve si dhe përgjegjësive apo obligimeve që ata kanë brenda institucioneve shëndetësore.

Uji Dea

Sokol Haliti dhe udhëheqësit e shëndetësisë në Viti, Merrushe Ahmeti dhe Dr.Vjollca Kadolli-Halili, përpos urimit për këtë ditë, u zotuan që fokusi tyre është dhe do të mbetet pacienti dhe mirëqenia e tij, si dhe do të mundohen që në vazhdimësi të rrisin kualitetin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.

Përndryshe, 18 prilli njihet si Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, në respektimin e të drejtave bazë të pacientëve.

Të drejtat bazë të pacientëve të njohura ndërkombëtarisht afirmojnë dhe garantojnë ushtrim efektiv të tyre nga individët për mjekësinë parandaluese, qasjen në shërbime, informacionin, pëlqimin, zgjedhjen e lirë, jetën private dhe konfidencialitetin, respektin për kohën e pacientëve, të drejtën për t’u ankuar dhe për të marrë dëmshpërblim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.