UBT

Shemben ballkonet, shpëtojnë banorët, në mesin e tyre tri familje shqiptare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Albinfo.ch ka kontaktuar me banorët e kësaj ndërtese. Në të jetojnë tri familje shqiptare, 2 nga Kosova dhe një nga Ulqini.Ballkoni i katit të fundit të një ndërtese në Rapeswil të St Gallentit është shembur duke prishur në zinxhir të gjitha ballkonet e tjera të mëposhtme.

Albinfo.ch ka kontaktuar me banorët e kësaj ndërtese. Në të jetojnë tri familje shqiptare, 2 nga Kosova dhe një nga Ulqini.

Për fat të mirë nuk ka qëlluar askush prej banorëve në ballkon në kohën kur ka ndodhur shembja. Por janë trishtuar me dridhjen e shkaktuar duke menduar se po ndodh ndonjë tërmet. Anton Domgjoni, njëri prej banorëve kishte lajmëruar menjëherë policinë. Ngjarja kishte ndodhur të mërkurën rreth orës 18.

“E tërë familja është trishtuar me dridhjen që ka shkaktuar shembja e njëpasnjëshme e ballkoneve në anën tjetër të ndërtesës“, tha Antoni, i cili jeton qe 5 vite në këtë banesë.

Eco Higjiena

Ballkonet janë të bllokuara për shkaqe sigurie edhe në anën tjetër ndërsa banorët jetojnë ende aty.

“Banesa ime nuk është prekur fatmirësisht. Por tani unë jam i frikësuar se mund të na ndodhë edhe neve” , thotë Antoni.

Shumë banorë nuk kanë besuar se kjo mund të ndodhë edhe në Zvicër.

Ishte mrekulli që askush nuk kishte qenë duke shfrytëzuar në atë kohë ballkonet. “Askush nuk është lënduar”, konfirmuan zyrtarët policorë të Kantonit të St Gallenit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.