Itali: Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, humbin jeten 2 motra dhe një 18-vjeçar shqiptar
Humbin jetën në ditën e parë të punës 2 motra shqiptare dhe një 18-vjeçar në shtetin italian
E mërkurë, 20 Nëntor 2024 – 9:50albinfo.ch
Raportohet një 18-vjeçar shqiptar dhe dy motra kanë mbetur të vdekur pas një ngjarjeje të rëndë që ka ndodhur në Napoli të Italisë, transmeton albinfo.ch.
Referuar mediave italiane, një fabrikë ilegale fishekzjarresh, ku ndodheshin tre të rinjtë, ka shpërthyer më 18 nëntor, rreth orës 15:00, në Ercolano, një qendër e populluar.
Mësohet se të rinjtë kishin filluar punën atë ditë në atë fabrikë, një aktivitet i paligjshëm, që ishte ngritur ditët e fundit.
Zhurma nga shpërthimi u ndje edhe në disa komuna të zonës Vezuviane, ngjitur me qytetin e Ercolano.
Kryebashkiaku Ciro Buonajuto konfirmoi se aktiviteti ishte i paligjshëm, ndërsa nuk është marrë asnjë kërkesë nga Bashkia apo organe të tjera për fillimin e aktivitetit. /Albinfo.ch
https://www.albinfo.ch/itali-shperthen-fabrika-e-fishekzjarreve-humbin-jeten-2-motra-dhe-nje-18-vjecar-shqiptar/