Shala: Ne nuk tregojmë përralla që të na duartrokasin

Gjilan – Ne paraqesim program dhe vizion të qartë për të ardhmen e vendit. Ne jemi që fëmijët tanë të mësojnë për historinë e pandryshuar të vendit tonë ka shkruar Mrika Krasniqi Shala kandidate për deputete nga Koalicioni për Familjen.
Postimi i plotë:
Të mësohet më tepër historinë e lavdishme të atyre që sakrifikuan gjithçka. Ne në programin tonë elektoral kemi paraparë që zhvillimi dhe edukimi i fëmijëve të bëhet nëpërmjet arsimimit sistematik të prindërve.
Gjithashtu sigurimi i qasjes universale të prindërve në edukimin përkitazi me fëmijërinë e hershme dhe mbështetja për programet e prindërimit.
Prandaj ne dallojmë, ne jemi ndryshe, ne nuk bëjmë zhurmë, nuk bëjmë pazare me kauzën tonë. Ne jemi të qartë në ambiciet tona dhe jemi të vendosur për kauzën tonë.
Familja dhe Shteti i së drejtës prioritet i yni!
Votoni Koalicionin Për Familjen 129
Voto 27 Mrika Krasniqi Shala