Uji Dea

Shala angazhohet për paga të dinjitetshme në sektorin privat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mrika Krasniqi Shala me gjithë angazhimin e saj në fusha të ndryshme, ajo premton se do te shtyjë përpara proceset e përmirësimit të kushteve për punëtorët e sektorit privat, e veçmas të kompanive private të pastrimit dhe mirëmbajtjes së objekteve si dhe sigurimit fizik në institucionet e ndryshme të Republikës së Kosovës, duke e adresuar këtë sfidë të kësaj kategorie të punëtorëve, për mirëqenien e tyre, e që në numër si punëtorë nuk janë pak.

Niveli i pagesave të kësaj kategorie është nën nivelin mesatar të pagave, e që është e papranueshme për pagesat që marrin kundrejt shërbimit që bëjnë.

Kjo kategori, prej punës së pastrimit dhe mirëmbajtjes së ambienteve ku ne për ditë frymojmë do të duhej që si pagë fillestare të jetë minimumi 400 € neto.

Po ashtu edhe sigurimi fizik i objekteve nga punëtorët e kompanive, do të ishte më e dinjitetshme një pagë prej së paku 400 € neto, varësisht nga ndërrimet.

Duke u bazuar ne rritjen e çmimeve dhe inflacioni, shumica punëtorëve janë edhe huamarrës në banka të ndryshme, me të vetmin qëllim mbijetesën, prandaj pagat e deritanishme prej 302 euro bruto, që janë në këto sektore, janë ekstrem të ulëta, dhe nuk i përmbushin as nevojat më elementare për një familje.

Fundamenti

Prandaj, ne premtojmë se do të jemi të angazhuar maksimalisht që kjo kategori të ketë paga të dinjitetshme, dhe mos të ketë nevojë edhe më tutje të pranojmë fuqi punëtore nga shtetet e lindjes, për të kryer punë që ne vetë mund ti kryejmë me nder dhe respekt.

Gjithashtu, premtoj se do të punoj ngushtë edhe Sindikatën e punëtorëve Privat, si dhe me Institucionet tjera relevante, që tu kthehet diinjiteti, mirëqenia dhe ta gëzojnë të drejtën e pagesës sipas meritës.

Ky angazhim i imi në Kuvendin e Kosovës kërkon mbështetje me votë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, prandaj kërkoj nga ju mbështetje, që më pas të realizojmë edhe këtë projekt së bashku.

Votoni Koalicionin Për Familjen 129
Voto 27 Mrika Krasniqi Shala

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.