UBT

Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Gjilanit dhe Iowas

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me zv. ministren e Jashtme, Liza Gashin, zv.ministrin Mbrojtjes, Shemsi Sylën, nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun dhe drejtorë e zyrtarë komunalë, kanë prit në takim një delegacion nga shteti i Iowa-s, të udhëhequr nga gjeneral major, Timothy E. Orr, ish-adjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas dhe mik i shquar popullit dhe shtetit të Kosovës.

I pari i Gjilanit, falënderoi delegacion nga shteti i Iowas për kontributin që kanë dhënë dhe po japin për shtetin e qytetin tonë.

Kryetari, shpreson në thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në fusha të ndryshme.

HW

“Jemi tē interesuar të rrisim bashkëpunimin dhe shkëmbimin në fushën e kulturës, arsimit, bujqësisë, sigurisë, rritjen ekonomike dhe mbështetjen e ndërsjellë edhe në fusha tjera”, tha Alban Hyseni.

Nga ana tjetër ish-gjenerali amerikan, Timothy E. Orr, ndihet i lumtur që po viziton prapë në një kohë të shkurtër Gjilanin, duke premtuar mbështetje në fusha të ndryshme me rëndësi për qytetarët sidomos në fushën e arsimit, bujqësisë, sigurisë, kulturës e zhvillimit ekonomik.

Delegacioni nga shteti i Iowas kanë zhvilluar edhe vizita te Varrezat e Dëshmorëve, te Muzeu Etnologjik dhe ai komunalë, në Universitetin e Gjilanit, Bibliotekën e Qytetit, në fabrikën e bicikletave Albimi, në fabrikën e pijeve Rc Cola dhe kanë vizituar edhe kazermën e Forcës së Sigurisë në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.