Sevdail Haziri, mërgimtari që ia ktheu buzëqeshjen Malësisë së Bujanocit, një zemër e madhe që investon për vendlindjen
Gjilan – Sevdail Haziri, mërgimtari me zemër të madhe dhe me ndjenjë të lartë humanizmi, është shndërruar në simbol shprese dhe ringjalljeje për Malësinë e Bujanocit. Me një investim që tejkalon shumën 100 mijë euro, ai ka kontribuar drejtpërdrejt në rregullimin e rrugës së Suharnës dhe përmirësimin e infrastrukturës jetike, duke ia rikthyer jetën një zone që për vite me radhë kishte mbetur në harresë. Historia e Sevdail Hazirit është dëshmi se një individ i vetëm, me vullnet të fortë dhe zemër të madhe, mund të bëjë atë që shpesh nuk e realizojnë institucionet për vite me radhë. Ai mbetet simbol i shpresës, kthimit dhe ringjalljes së Malësisë së Bujanocit. Emri i Sevdail Hazirit sot përmendet me respekt të veçantë në të gjithë Malësinë e Bujanocit dhe më gjerë në Luginë. Ai njihet si mërgimtari me zemër të madhe, humanisti i palodhur dhe njeriu i veprave konkrete, i cili jo me fjalë, por me punë dhe sakrificë, ia ka kthyer buzëqeshjen vendlindjes së tij, Suharnës dhe Malësisë së Bujanocit.
Në historinë e Malësisë së Bujanocit do të mbetet i shënuar emri i Sevdail Hazirit, mërgimtarit që nuk e harroi kurrë vendlindjen dhe që, me mjete vetanake, vullnet të hekurt dhe dashuri të pakushtëzuar për tokën e të parëve, e shndërroi një ëndërr të vjetër në realitet konkret. Ajo që për dekada ishte vetëm dëshirë e banorëve, sot është rrugë funksionale, jetë që rikthehet dhe shpresë për kthim.
“Ëndrra ime është vendlindja, jo gurbeti”
Sevdail Haziri shprehet se lidhja e tij me vendlindjen ka qenë gjithmonë më e fortë se çdo distancë fizike.
“Ëndrra ime është vendlindja dhe jo gurbeti. Vetëm në vendlindje ndihem rehat, sepse aty jam rritur dhe aty janë tokat tona. Ta gjallërojmë Suharnën dhe Malësinë e Bujanocit,” thekson ai.
Me përkushtim dhe pa asnjë interes personal, Haziri ka ndarë mjete financiare për rrugë, shkollë dhe nevoja të tjera bazike, duke e bërë këtë akt një mision jetësor e jo një projekt për promovim personal.
Rruga e shpresës dhe e kthimit
Rruga e Suharnës, dikur e pakalueshme dhe e rrezikshme, sot është funksionale dhe e shtruar me zhavorr, e kalueshme për automjete dhe makineri të rënda. Ky investim pothuajse vetanak ka krijuar kushtet minimale për kthimin e familjeve dhe për ringjalljen e jetës në këtë zonë.
Falë këtij projekti, tashmë disa familje kanë nisur ndërtimin e shtëpive, villave dhe kamp-shtëpizave, duke e kthyer Suharnën në një hapësirë shprese dhe perspektive.
“A ka më mirë se ta shoh vendlindjen të gjallë, me shtëpi që mbushen dhe oxhaqe që tymosin? Këtë amanet e kemi nga të parët tanë,” shprehet Haziri me emocion.
Humanizëm, përgjegjësi dhe shembull qytetar
Përveç investimit në infrastrukturë, Sevdail Haziri njihet si njeri i përgjegjshëm, human dhe i përkushtuar. Në kompaninë e tij në Gjermani janë të angazhuar mbi 50 punëtorë, shumica nga Lugina, duke dëshmuar se kontributi i tij shtrihet edhe në aspektin social dhe ekonomik.
Ai nuk ka kërkuar asnjëherë reklamë apo vëmendje mediatike, duke theksuar se gjithçka që ka bërë, e ka bërë për realizimin e ëndrrës së tij, ta shohë vendlindjen të populluar dhe të gjallë.
Mbështetje e gjerë qytetare, heshtje institucionale
Ndërkohë që Sevdail Haziri ka marrë qindra urime dhe përkrahje nga mërgata dhe banorët e Malësisë, reagimi institucional ka qenë i zbehtë. Sidoqoftë, për banorët, ai tashmë është shpallur në heshtje Hero i Malësisë së Bujanocit, një titull që vjen nga zemra e njerëzve dhe jo nga zyrat.
Shumë zëra nga komuniteti kërkojnë që kontributi i tij të njihet zyrtarisht dhe Sevdail Haziri të shpallet Personalitet i Vitit, si shembull i qytetarisë aktive dhe dashurisë për vendlindjen.
Një mision i përmbushur, një amanet për brezat
Sevdail Haziri shprehet se misioni i tij kryesor tashmë është përmbushur, por shpresa e tij mbetet kthimi i familjeve dhe vazhdimi i jetës në Suharnë.
“Investimi im ka kuptim vetëm nëse njerëzit kthehen. Vetëm atëherë shpaguhet çdo sakrificë,” thotë ai.
Sot, Suharna nuk është më simbol i braktisjes, por shembull i asaj se çfarë mund të bëjë një njeri me zemër të madhe, vullnet të fortë dhe dashuri të pakushtëzuar për vendlindjen.
Sevdail Haziri, një emër që sot identifikohet me humanizëm dhe përgjegjësi kombëtare
Emri i Sevdail Hazirit sot përmendet me respekt të veçantë në të gjithë Malësinë e Bujanocit dhe më gjerë në Luginë. Ai njihet si mërgimtari me zemër të madhe, humanisti i palodhur dhe njeriu i veprave konkrete, i cili jo me fjalë, por me punë dhe sakrificë, ia ka kthyer buzëqeshjen vendlindjes së tij, Suharnës dhe Malësisë së Bujanocit.
Me një investim që kap vlerën mbi 100 mijë euro, Haziri ka ndërmarrë një nga aksionet më të mëdha individuale për rregullimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë, duke e shndërruar një territor të lënë pas dore në një hapësirë reale për kthim, jetë dhe zhvillim.
Takimet e Vendlindjes, thirrje për rikthim dhe bashkim
I shtyrë nga dashuria për tokën e të parëve dhe ndjenja e obligimit moral, Sevdail Haziri u ka bërë apel të gjithë banorëve të Suharnës që në muajin qershor gjithmonë t`i organizojnë takimet e vendlindjes.
Sipas tij, këto takime nuk janë vetëm një tubim simbolik, por një akt kujtese, bashkimi dhe reflektimi, që synon të ruajë lidhjen shpirtërore me vendin prej nga kanë rrënjët.
“Qëllimi është të mos e harrojmë njëri-tjetrin, të mos i harrojmë tokat tona dhe amanetin e të parëve. Vendlindja nuk duhet të mbetet vetëm kujtim,” shprehet Haziri.
Investim me zemër, jo për interes
Sevdail Haziri thekson se çdo investim që ka bërë në Suharnë dhe Malësinë e Bujanocit e ka realizuar me zemër dhe pa asnjë interes personal, duke e parë këtë si mision jetësor dhe obligim kombëtar.
“Ëndrra ime është vendlindja dhe jo gurbeti. Vetëm aty ndihem i qetë dhe i plotësuar, sepse aty jam rritur dhe aty janë arat dhe tokat tona. Ta gjallërojmë Suharnën është detyrë, jo luks,” thotë ai.
Me këto investime, Haziri ka dëshmuar se lidhja me vendlindjen nuk këputet as nga distanca, as nga vitet në mërgim.
Rruga e Suharnës nga izolimi në shpresë
Rruga e Suharnës, e cila për dekada ishte e dëmtuar, e rrezikshme dhe në shumë segmente e pakalueshme, sot është shndërruar në një rrugë funksionale dhe të qasshme, e shtruar me zhavorr dhe e përshtatshme për qarkullimin e automjeteve dhe makinerisë së rëndë.
Ky projekt është realizuar pothuajse tërësisht falë investimit vetanak të Sevdail Hazirit, i cili nuk u ndal për asnjë moment, duke ndjekur nga afër çdo fazë të punimeve, pavarësisht se fizikisht ndodhej larg, në Gjermani.
Një mision që po jep fryte konkrete
Falë këtij investimi madhor, sot në Suharnë po vërehen shenja të qarta ringjalljeje. Disa familje tashmë kanë filluar ndërtimin e shtëpive, villave dhe kamp-shtëpizave, ndërsa të tjera kanë shprehur interes për t’u kthyer në vatrat e tyre stërgjyshore.
“Tani rruga është funksionale dhe jeta po rikthehet. Ky ishte misioni im dhe kjo ishte rruga që zgjodha,” shprehet Haziri.
Sipas tij, investimi merr kuptim vetëm atëherë kur banorët rikthehen dhe vendlindja mbushet me jetë.
Humanist edhe përtej kufijve
Përveç kontributit në vendlindje, Sevdail Haziri njihet edhe si punëdhënës i përgjegjshëm në Gjermani, ku në kompaninë e tij janë të angazhuar mbi 50 punëtorë, shumica nga Lugina e Preshevës. Ky fakt dëshmon dimensionin e tij social dhe përkushtimin për t’i ndihmuar bashkëvendësit edhe në mërgim.
Megjithatë, ai shmang çdo formë vetëpromovimi, duke theksuar se nuk ka bërë asgjë për marketing apo përfitim personal.
Mbështetje qytetare dhe kërkesë për vlerësim institucional
Ndërkohë që Sevdail Haziri ka marrë përkrahje dhe mirënjohje të pafundme nga banorët e Malësisë dhe diaspora, reagimi institucional nga autoritetet komunale ka qenë i zbehtë. Megjithatë, në sytë e njerëzve, ai tashmë është shpallur Hero i Malësisë së Bujanocit, një titull që buron nga respekti dhe mirënjohja popullore.
Shumë zëra kërkojnë që ai të shpallet zyrtarisht Personalitet i Vitit, si shembull i rrallë i qytetarisë aktive dhe dashurisë për vendlindjen.
“Askund nuk ka si vendlindja”
Me emocion të thellë, Sevdail Haziri shprehet se çdo investim e ka bërë me dashuri dhe përkushtim të sinqertë.
“A ka më mirë se ta shoh vendlindjen time të gjallë, shtëpitë të mbushura dhe oxhaqet duke tymosur? E kemi amanet nga të parët tanë t’i dalim zot tokës sonë. Askund në botë nuk ka si vendlindja jote.”
Shembull që duhet ndjekur
Historia e Sevdail Hazirit është dëshmi se një individ i vetëm, me vullnet të fortë dhe zemër të madhe, mund të bëjë atë që shpesh nuk e realizojnë institucionet për vite me radhë. Ai mbetet simbol i shpresës, kthimit dhe ringjalljes së Malësisë së Bujanocit.
Sevdail Haziri, kronika e një misioni që ringjalli Malësinë e Bujanocit
Një emër që u kthye në shpresë kolektive
Në historinë e Malësisë së Bujanocit do të mbetet i shënuar emri i Sevdail Hazirit, mërgimtarit që nuk e harroi kurrë vendlindjen dhe që, me mjete vetanake, vullnet të hekurt dhe dashuri të pakushtëzuar për tokën e të parëve, e shndërroi një ëndërr të vjetër në realitet konkret. Ajo që për dekada ishte vetëm dëshirë e banorëve, sot është rrugë funksionale, jetë që rikthehet dhe shpresë për kthim.
Fillimi i aksionit 3 nëntor 2020
Kronologjia e këtij misioni nis më 3 nëntor 2020, kur Sevdail Haziri, i vetëm dhe pa përkrahje institucionale, vendosi të nisë aksionin për rregullimin e rrugës së Suharnës. Në atë kohë, rruga ishte thuajse e pakalueshme, e dëmtuar në shumë segmente dhe rrezik real për banorët që tentonin ta vizitonin vendlindjen.
Megjithëse jetonte dhe vepronte në Gjermani, Haziri e mori mbi vete përgjegjësinë financiare dhe organizative, duke e parë këtë si detyrë morale dhe amanet familjar.
Hapja e rrugës dhe faza e parë e punimeve
Punimet fillestare përfshinë hapjen dhe zgjerimin e rrugës, pastrimin e terrenit, rregullimin e kanaleve dhe vendosjen e tubave për ujërat atmosferike. Aksi rrugor nisi nga Çami te ledinat e Suharnës, kaloi nëpër fshatin Suharnë dhe u lidh me rrugën e Zarbincës, duke e shndërruar këtë trase në një lidhje reale dhe funksionale.
Kjo fazë u realizua pa ceremoni, pa prerje shiritash dhe pa marketing, pasi, siç thekson vet Haziri, “kjo punë nuk u bë për reklamë, por për sevap dhe për të mirën e vendlindjes”.
Përfundimi i fazës së parë, 10 dhjetor 2020
Më 10 dhjetor 2020, faza e parë e aksionit u përmbyll me sukses. Gjatë kësaj periudhe u shpenzuan mbi 30 mijë e 500 euro, mjete këto të grumbulluara nga vet Sevdail Haziri dhe nga kontributet vullnetare të mërgimtarëve dhe bashkëvendësve që iu bashkuan iniciativës.
Ky moment shënoi kthesën e parë të madhe: Suharna nga një fshat i izoluar, nisi të bëhej sërish i qasshëm.
Zgjerimi i punimeve në lagjet e fshatit
Pas suksesit fillestar, aksioni nuk u ndal. Punimet u zgjeruan në çdo lagje të fshatit Suharnë, duke përfshirë: Muhaxhert, lagjen e Ziadi të Xhavitit, lagjen Tahiraj, dhe zonat përreth.
Në veçanti, lagjja Tahiraj mori vëmendje të posaçme. Punimet nisën nga Kitka, vazhduan deri në çdo shtëpi të lagjes dhe përfunduan në Selishtë te Kroi i Xhelalit, ku u bashkua me rrugën kryesore të fshatit.
Terreni i vështirë guror, sidomos në zonën e quajtur Garin, kërkoi angazhim të shtuar të makinerisë së rëndë, por as kjo nuk e ndali misionin.
Rruga e mbijetesës dhe e kthimit
Me përfundimin e këtyre punimeve, rruga e Suharnës u shndërrua në atë që banorët e quajnë sot “rruga e shpresës dhe e kthimit”. Për herë të parë pas shumë vitesh, familjet mund të lëviznin pa rrezik dhe të mendonin seriozisht për kthimin në vatrat e tyre.
Falë këtij investimi, disa familje nisën ndërtimin e shtëpive dhe villave, ndërsa të tjera shprehën gatishmëri për t’u kthyer sapo të krijohen kushte të plota jetese.
Mobilizimi i mërgatës dhe solidariteti qytetar
Fillimisht i vetëm, Sevdail Haziri arriti të mobilizojë mërgatën e Malësisë së Bujanocit në shumë shtete të botës. Kontributet nisën të vinin nga Gjermania, Zvicra, Kosova dhe Lugina, duke e kthyer këtë aksion në një model solidariteti.
Ndihmat u bënë me transparencë të plotë, ku çdo kontribut u evidentua publikisht, duke forcuar besimin dhe bashkëpunimin mes banorëve.
Punë pa zhurmë, por me ndikim të madh
Edhe pse ishte iniciatori dhe financuesi kryesor, Haziri nuk e vizitoi vendlindjen gjatë punimeve, jo nga mungesa e dëshirës, por për shkak të angazhimeve profesionale në mërgim. Megjithatë, ai ishte vazhdimisht i pranishëm përmes koordinimit dhe mbështetjes financiare.
Kjo qasje pa bujë e pa vetëpromovim e bëri figurën e tij edhe më të respektuar në komunitet.
Rezultatet konkrete dhe shpresa për vitet në vijim
Sot, Suharna nuk është më sinonim i izolimit. Rruga është funksionale, infrastruktura bazë është përmirësuar dhe shpresa për kthimin e banorëve është reale. Haziri beson se këto investime janë vetëm fillimi dhe se vitet në vijim do të sjellin projekte të tjera në interes të komunitetit.
“Investimi im ka kuptim vetëm nëse banorët kthehen dhe fshati jeton. Ky ishte misioni im dhe këtë mision e kam kryer me zemër,” shprehet ai.
Një shembull që tejkalon kohën
Ajo që nuk u realizua nga pushtetet lokale për më shumë se dy dekada, u bë nga një mërgimtar i vetëm me mjete vetanake. Sevdail Haziri mbetet shembull i rrallë i përgjegjësisë qytetare, solidaritetit dhe dashurisë për vendlindjen.
Historia e tij është dëshmi se kur vullneti bashkohet me veprën, edhe mrekullitë bëhen të mundshme.
Sevdail Haziri, mërgimtari shembull, model i integrimit dhe punës së ndershme në Gjermani
Nga vuajtjet e hershme në Suharnë, drejt suksesit në Gjermani
Sevdail Haziri është shembull i rrallë i punës, përkushtimit dhe dashurisë së pakushtëzuar ndaj Atdheut.
Ai rrëfen rrugëtimin e tij jetësor, duke nisur nga vitet e vështira të fëmijërisë në Suharnë të Bujanocit, sfidat e shkollimit dhe jetës në kushte të rënda, ikjen drejt Gjermanisë në vitin 1994, e deri te suksesi i sotëm, ku në kompaninë e tij janë të punësuar mbi 50 punëtorë.
“Nuk e kam pasur aspak të lehtë. Më është dashur të punoj shumë, pa u ndalur, për të arritur deri këtu. Sot kam punëtorë nga të gjitha viset shqiptare dhe do të vazhdoj të përkrah të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore, si dhe shtetin e Kosovës, për të cilin kemi dhënë një kontribut të pamohueshëm,” shprehet Haziri.
Rrënjët dhe formimi arsimor
Sevdail Haziri ka lindur në Suharnë, ku ka kryer pesë vite të shkollës fillore. Më pas, tri vite i ka vazhduar në Zarbincë, ndërsa shkollën e mesme e ka përfunduar në Bujanoc. Në vitin 1994, për shkak të kushteve të rënda sociale dhe mungesës së të drejtave elementare, ai është detyruar të largohet nga vendlindja dhe të marrë rrugën e mërgimit drejt Gjermanisë.
“Në Gjermani kam qenë azilkërkues politik për pesë vite. Nuk doja të jetoja pa të drejta dhe pa perspektivë, ashtu siç jetonim në Suharnë. Kam ardhur nga kushte shumë të rënda, duke shitur dru për të siguruar shkollimin, por pikërisht këto sfida më forcuan dhe më mësuan të mos dorëzohem kurrë,” kujton ai.
Ndërtimi i biznesit dhe integrimi në shoqërinë gjermane
Pas sigurimit të dokumentacionit të qëndrimit, Sevdail Haziri nisi rrugëtimin e tij sipërmarrës. Në vitin 2000, ai hapi kompaninë e tij, fillimisht me vetëm katër punëtorë. Sot, kjo kompani numëron mbi 50 të punësuar.
“Kam punëtorë shqiptarë nga Kosova, Lugina, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, por edhe punëtorë gjermanë dhe të nacionaliteteve të tjera. Fillimisht kam punuar punë shumë të rënda për të fituar besimin e kompanive gjermane. Sot kryesisht punojmë në fushën e armaturës dhe puna po ecën shumë mirë,” thotë Haziri.
Brenga për rininë dhe papunësinë në Kosovë dhe Luginë
Megjithë suksesin personal, Sevdail Haziri mbetet thellësisht i shqetësuar për gjendjen sociale në Kosovë dhe Luginën e Preshevës.
“Është e dhimbshme të shohësh rininë duke bredhur rrugëve, pa punë dhe pa perspektivë, të detyruar ta lënë vendin. Jam përpjekur të ndihmoj secilin shqiptar që ka pasur nevojë për punë, por kjo nuk është zgjidhje afatgjate. Shteti duhet të krijojë kushte dinjitoze për rininë,” thekson ai.
Mërgata, aset i çmuar kombëtar
Sevdail Haziri, i cili jeton dhe vepron në Gjermani prej më shumë se 26 vitesh, e konsideron mërgatën si një aset të pazëvendësueshëm kombëtar dhe shtetëror.
“Ruajeni diasporën si sytë e ballit. Respektojeni dhe duajeni, sepse ajo investon, ndihmon dhe mban gjallë mijëra familje. Unë kudo që shkoj jashtë Kosovës ndihem i huaj, sepse dheu i vendlindjes është i pazëvendësueshëm,” shprehet Haziri.
Investimet në Gjilan dhe vlerësimi për zhvillimin urban
Gjatë qëndrimit të tij në Gjilan, Haziri ka vizituar edhe kompleksin më të madh ndërtimor “AR – Katana”, për të cilin shprehu vlerësime të larta.
“Jam i befasuar për të mirë. Kualitet i tillë ndërtimi rrallë shihet, madje edhe në Perëndim,” tha ai.
Rruga e shpresës për Suharnën dhe Malësinë e Bujanocit
Një nga kontributet më domethënëse të Sevdail Hazirit mbetet investimi në rregullimin e rrugës 15 kilometra të gjatë që lidh Suharnën me Zarbincën. Ky projekt ka ngjallur shpresë të madhe te banorët e shpërngulur, të cilët tashmë po kthehen për të vizituar vendlindjen.
“Sevdail Haziri është infuzion për Malësinë e Bujanocit. Vepra e tij do të mbetet e pavdekshme,” shkruajnë banorët e zonës, të cilët e konsiderojnë atë hero të heshtur të këtyre trevave.
Solidariteti dhe përkrahja masive e diasporës
Punimet në rrugë po vazhdojnë pa ndërprerje. Çdo ditë ka donatorë dhe vullnetmirë që kontribuojnë financiarisht. Zhurma e makinerive është shndërruar në zhurmë shprese për rikthimin e jetës në Suharnë.
“Kjo është rruga e dinjitetit dhe e kthimit. Të gjitha mjetet do të jenë publike dhe transparente. Amaneti i të parëve tanë do të çohet deri në fund,” thekson Haziri.
Kujtesa historike dhe plagët e vitit 1999
Në vitin 1999, Suharna u dëbua dhunshëm nga forcat serbe. Pleq, gra dhe fëmijë u nxorën nga shtëpitë dhe u detyruan të marrin rrugën e mërgimit. Shumë prej tyre edhe sot nuk janë kthyer.
Malli dhe dhimbja për vendlindjen mbeten të thella, por përmes këtij projekti, Sevdail Haziri po përpiqet t’ua zbusë plagët dhe t’ua rikthejë shpresën.
Mirënjohje nga banorët e Lagjes Tahiri
Banorët e Lagjes Tahiri shprehin falënderime të veçanta për Hazirin, i cili me mjete vetanake dhe pa asnjë ndihmë institucionale po vazhdon punimet edhe në terrene të vështira.
“Lusim Zotin që Sevdailin dhe familjen e tij t’i shpërblejë me shëndet dhe të mira,” thuhej në njoftimin e Malësisë së Bujanocit./rajonipress/
















