Eko Higjiena

Sinani: Diskriminim, asnjë shqiptar nuk u pranua në konkursin për zjarrfikës në Preshevë dhe Bujanoc

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të konkursit për pranimin e 400 pjesëtarëve të rinj në Shërbimin e Zjarrfikësve në Serbi, duke thënë se asnjë shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci nuk është punësuar.

Sipas Sinanit, nga Komuna e Preshevës janë pranuar dy zjarrfikës, ndërsa nga Komuna e Bujanocit tre, por asnjëri prej tyre nuk është shqiptar.

“Nga Komuna e Preshevës 2 zjarrfikës, nga ajo e Bujanocës 3, por asnjëri prej tyre shqiptar. Ky është konkursi i disatë me radhë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në të cilin kandidatët shqiptarë shpërfillen totalisht”, ka shkruar Sinani.

United Hospital

Ajo ka vlerësuar se praktika e tillë përbën shkelje të të drejtave të pakicave dhe të drejtave themelore të njeriut, duke e lidhur atë edhe me konkurset e mëparshme për punësim në Policinë e Serbisë.

“Kjo përveç se është shkelje e të drejtave të pakicave, para së gjithash është shkelje e të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh se është në vazhdën e konkurseve për polic. Dhe jo vetëm kaq, por në çdo institucion shtetëror, punësimi dhe integrimi i shqiptarëve në to është çështje e harruar nga Serbia”, ka deklaruar ajo.

Sinani ka theksuar se situata është veçanërisht shqetësuese pasi, sipas saj, bëhet fjalë për dy komuna me shumicë shqiptare, ku përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore vazhdon të mbetet i ulët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.