Mobi Casa

Serbia nuk lejon fshatrat e brezit kufitar të hyjnë në fshatrat e Bujanocit me tabela të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Selver Lenjani ka paralajmëruar institucionet e Republikës së Kosovës se banorët e Karaçevës nuk kanë mundësi që me veturat e Republikës së Kosovës të hyjnë në fshatin Muhovc, po ashtu edhe në fshatin Breznicë, për të vazhduar rrugën për fshatrat e Malësisë së Bujanovcit, pastaj rruga për Zarbincë e fshatrat tjera është e ndaluar të kalohet me tabela RKS.

Lenjani thotë për rajonipress se banoret e brezit kufitar të Karaçevës kanë lidhje familjare dhe shumë miq e shok, por nuk munden të dalin të lirë me kalue në fshatrat Muhovc, Breznicë edhe pse kemi prit shumë nga kjo marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Sipas Lenjanit për shqiptarët e Kosovës vazhdon të jetë zonë e pa kalueshme hyrja me tabela të Kosovës për në fshatin Muhovc, sepse nuk i lejon policia e Serbisë të cilët ecin lirshëm në tokat e këtyre stërgjyshave, ku aty janë shqiptar autokton.

Mobi Casa

“Kjo është një padrejtësi e madhe për çka duhet të reagojnë menjëherë shteti i Kosovës i cili duhet të kujdeset që marrëveshja të zbatohet në plotni të plotë në mënyrë që të hiqet kjo barrierë edhe për fshatrat e Malësisë së Bujanocit si: Zarbinca, Novosella e Epërme, Suharrna, Pribovci, Ramnabuça, Qarri, Bilinicet, Breznica e Epërme, Breznica e Poshtme. Këtyre banorëve rezident nuk u mundësohet hyrja në tokat e tyre, në vendlindje, aty ku kanë lindur” thotë Lenjani.

“Ju të nderuar pushtetar Osmani, Konjufca e Kurti keni obligim t`ua ktheni dinjitetin këtyre fshatrave sepse jemi në shekullin e 21 dhe tu cungohet e drejta elementare për kalim të lirë të kufirit është absurde. Mos harroni se të gjitha këto vendbanime dikur ishin të Kosovës dhe ne kemi dokumente valide dhe të besueshme që dëshmojnë se vendbanimet ishin në brendi të Kosovës dhe dëshmi për këtë është postieri i Zarbincës, Ali Ibraimi i cili e sillte postën nga Prishtina në Kamenicë, për të vazhduar në fshatrat e Malësisë. E keqja është se veturat e Serbisë hyn në këto dy pika kontrolli në fshatin Muhovc e Breznicë prej Beogradit, Nishit, Leskovcit, Vrajës e Surdulicës etj dhe nuk pengohen, as në hyrje e as në dalje, kurse për popullin shqiptar me vetura RKS zonë e ndaluar. Kjo është vërtet një lojë e ndyrë e Vuqiqit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.