ZN

Rahimaj: Është hapur pusi në fshatin Petrit, do t`i sigurohet uji i pijshëm

/ 1 minutë lexim
ZN

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se është hapur pusi për ujë të pijshëm në fshatin Petrit.

“Duke e ditur që rajoni i fshatit Petrit ballafaqohet me mungesë të ujit dhe me ujëra të papijshëm nëntokësor, Komuna e Kamenicës ka angazhuar ekspertë për procesin e fizibilitetit në mënyrë që të identifikohen burime të pastërta të ujit të pijshëm” ka thënë Rahimaj.

ARKATANA

Ai ka shtuar gjithashtu se ka qenë një proces i vështirë dhe po sfidohemi në vazhdimësi, por sipas rekomandimit të raportit të fizibilitetit ne kemi bërë hapjen e pusit ku është gjetur sasi e madhe e ujit, ndërsa tani do të vazhdojmë me analiza për të parë nëse ky ujë plotëson kushtet për pije dhe më pas të vazhdojmë me kyqje në ujësjellës.

“Përpjekjet tona do të vazhdojnë që fshatit Petrit t’i sigurojmë ujë të pijshëm” ka shtuar Rahimaj./rajonipress/