Rahimaj në përkujtim të dy studenteve shembullore: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë, të gjithë neve

Kamenicë – Kamenica sot është tronditur me lajmin e kobshëm e që dy vajzat dhe studentet tona shembullore Arbnora Basha dhe Antiana Thaçi u ndanë nga ne, ndërsa Arlinda Basha po lufton me gjendjen e saj kritike. Ndërsa të gjithë ne po lutemi që Arlinda, të gjejë forcë për të tejkaluar gjendjen kritike të saj. Lutjet tona janë që ajo të kthehet pranë familjes dhe shoqërisë sa më parë ka shkruar Kadri Rahimaj.
Postimi i plotë:
Për të gjithë ne që kemi pas rastin t’i njohim, ato ishin vajza shembullore, studente të dalluara dhe me vullnet dhe dëshirë për të ardhmen.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Basha dhe Thaçi, për humbjen e papritur të më të dashurave të tyre. Bashkë ndjejmë dhimbjen me Ju!
Qoftë i lehtë dheu dhe u prehshin në paqe!