Uji Dea

Serbia në BE pa të drejtë vetoje ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Beogradi në fund të procesit negociator me BE-në do të jetë i detyruar të pranojë edhe marrëveshjen juridikisht të detyrueshme , të cilën Beogradi duhet ta nënshkruajë me Prishtinën do të verifikohet nga ana e Bashkimit Evropian, në mënyrë që pastaj si “marrëveshje e BE-së dhe e Serbisë që i përket Kosovës” të arrijë në parlamentin serb për ratifikim, për t’u bërë pjesë e legjislaturës serbe.

Siç mëson e përditshmja e Beogradit “Novosti”, transmeton qik, një zgjidhje eë tillë po shqyrtohet në Bruksel dhe do të ofrohet si rrugëdalje nga situata aktualisht e pazgjidhshme.

Beogradi në fund të procesit negociator me BE-në do të jetë i detyruar të pranojë edhe marrëveshjen juridikisht të detyrueshme e cila do të përkufizojë marrëdhëniet me Prishtinën, e për të cilën shumëkush druan se do të interpretohet si njohje e Kosovës.

Por, sipas gazetës serbe “Novosti”, ndonëse deri atëherë ka edhe disa vite, nga kreu i shtetit të Serbisë kanë thënë se nuk do të bien në kurth që të nënshkruajnë “marrëveshje ndërkombëtare me krahinën e saj”. Andaj tani Brukseli po tenton të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.

Fundamenti

Sipas Dushan Janjiq, hapi i parë do të jetë ndryshimi i kushtetutës në të cilën për BE-në madje nuk do të ishte kontestuese që Kosova të mbetet në preaumbulë bashkë me formulimin i cili do të përmendë normalizimin e raportev e, por pa insistimin për përkufizimin e territorit.
Por, sipas deputetit hungarez në parlamentin serb Laslo Varaga, i cili është zëvendëskryetar i Këshillit për integrime evropiane, nga Serbia në një moment do të kërkohet një lloj ratifikimi i marrëveshjeve të arritura, ndonëe ai nuk e di se në cilën formë do të jetë kjo.

“A jo që përfundimisht dihet është se kur ta nënshkruajmë marrëveshjen për pranim në BE, patjetër duhet të japim deklaratën juridikisht të detyrueshme se nuk do të vejmë veto për hyrjen e Kosovës në BE”, thotë Varga.

http://koha.net/?id=27&l=69408

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.