FITORJA

Senad Ramaj fiton edhe një betejë, bashkë me Besim Osmanin lirohen nga akuzat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në të gjitha proceset gjyqësore dhe aktakuzat e ngritura Senad Ramaj ka dalur fitues dhe i pafajshëm. Edhe në gjykimin e fundit ku ishte akuzuar nga Komisioni Komunal i Aksionarëve, Senad Ramaj bashkë me Besim Osmanin në mungesë të provave është liruar nga akuzat.

Drejtori ekzekutiv i “Eco – Higjiena”, Senad Ramaj edhe pse i vetëm dhe pa përkrahjen e askujt, por vetëm i bazuar në punë e fakte po del i pafajshëm në të gjitha proceset gjyqësore të ngritura nga grupe e individ që asnjëherë se kanë dashur punën e mirë qw wshtw zhvilluar në “Eco – Higjiena”.

Senad Ramaj i vetëm përballë grupeve mafioze po del fitimtar dhe po jep shembull se si duhet të respektohet partneriteti mes kompanisë që ai e përfaqëson dhe Komunës së Gjilanit.

Ndryshe Gjykata Themelore në Gjilan, që kryesohej nga gjykatësi Naser Maliqi pas shtjellimit të provave dhe dëshmive e lirojë në mungesë të provave Senad Ramajn dhe juristin Besim Osmani.

Hidromorava

Ramaj dhe Osmani akuzoheshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Në aktgjykim thuhet se lirohet nga akuza Senad Ramaj sepse nuk është vërtetuar se më 10.07.2015 i akuzuari si person zyrtar ka keqpërdorur pozitën e tij apo autoritetin zyrtar me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose personin tjetër, apo ti shkaktojë dëm personit tjetër.

Edhe për Besim Osmanin thuhet se nuk është vërtetuar se me datën 01.01.2013 me dashje ka falsifikuar dokumentin zyrtar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.