Uji Dea

Selman Vokshi – Homeri i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi
U linde në Durrës ,
O, fryti i Gollakut,
Në rrëmujë t’ furtunës –
Biri i Lotë Vakut .

Si feniks shtegtove –
Shtigjeve të vendit !
Diturinë kërkove
Tek Konaku i Kuvendit…

Me krahët e bilbilit –
Drejt vatrës së babës !…
Pentagrami i parë –
I Anamoravës .

Sytë drejtuar Kitkës –
N’ Kosovën lindore;
Me Çelësin e Muzikës ,
Me notat muzikore .

Bilbilat krahë lehtë ,
Ligjëronin mbi pip –
Ç’ është kjo klarinetë ,
Që po kënduaka shqip?!

Është kjo klarinetë –
Jehonë e kësaj ane ;
Ia thotë me lezet ,
Këngës “Gjylistane!”…

Flakë e dritë kandilash –
Në Shkollën Normale .
Këngë e lojë bilbilash –
Gëzueshëm mbi këto male…

Dridhen mandolinat ,
N’ sheshin e Gjilanit –
Vallëzuan gjeraqinat ,
Për rreth shatërvanit !…

FIDANISHTJA

Dritë për rreth Gjilani ,
Dituri dhe ar ;
Pedagog Selmani –
Dirigjent i parë .

Guri themeltarë –
N’ Shkollë të Pentagramit ;
Spiker , Redaktor
I Radio Gjilanit .

Gjenerata e breza ,
Nga Ti , morën rritën ;
Shtrigat ogurzeza ,
Seç ta vodhën dritën !

Terri nuk ta mposhti
Zemrën titanike ;
Shpirtin seç ta joshi
Poema rapsodike !

Prej sheshit në shesh ,
Prej lagjes në lagje –
Erdhe në mes nesh
Me mijëra vargje .

Të dëgjova , të lexova ,
O, zogu i shqiponjës ;
Dhe të pagëzova :
“HOMERI I KOSOVËS!”

Gjilan, më 28.11.2006.
*****
Demir Krasniqi: “DIELL LIRIE” – Gjilan, 2008, faqe 115.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.