RCCOLA

Abdixhiku: Me Qeverinë Kurti, mësuesit ndjehen të nëpërkëmbur dhe familjet janë të ndara, s’mund të vazhdohet kështu

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar në profilin e tij në ‘facebook’, një video ku protagoniste është mësuesja nga Fushë Kosova, Diana Mehmeti, nënë e dy fëmijëve, e cila s’mund të mbulojë shpenzimet mujore për gjërat bazike me pagën që merr.

Ndërsa bashkëshorti i Dianës është detyruar të punojë jashtë Kosovës për të mundësuar mirëqenien e familjes.

ARKATANA

Abdixhiku thotë se me Qeverinë Kurti, mësuesit ndjehen të nëpërkëmbur dhe familjet janë të ndara, për shkak se duhet të bëjnë zgjidhje të dhimbshme për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Kjo gjendje s’mund të vazhdojë më! Ndryshimi është i domosdoshëm! Është koha të ofrojmë një shtet e një qeveri që kujdeset për mësuesit e kujdeset për qytetarët e vendit. Koeficienti 150 – që në javën e parë – është zgjidhja! Vende pune e paga të dinjitetshme është përgjigja ime dhe ekipit tim të Lidhjes Demokratike!”, ka shkruar Abdixhiku.