GRANDEMALL

Sejdiu: LVV ka rënie në secilën komunë në Kosovë, PDK, LDK dhe AAK kanë rritje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se secili subjekt opozitar në zgjedhjet e 9 shkurtit do të shënojë rritje.

Sejdiu tha se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja do të shënojnë rritje, ndërsa partia në pushtet, Vetëvendosja, do të shënojë rënie.

“Çka mendoj se do të jetë përcaktuese sa i përket votës është se ku do ta shohim rënien më të madhe të Vetëvendosjes”.

“Në çdo qytet Vetëvendosja ka rënie. Nuk ka komunë në Kosovë sot, prej asaj që kam parë ku Vetëvendosja shënon rritje dhe nuk i ndihmon fare edhe performanca në nivel komunal që e ka pasur me komunat në të cilat ka administruar”, tha Sejdiu në Rubikon, njofton Klankosova.tv.

Uji Dea

Më tej, Sejdiu tha se dalja më e madhe në zgjedhje, në krejt zgjedhjet ka treguar se e favorizon opozitën dhe sipas tij, rënia e VV-së është e pashmangshme.

“Në ditën e zgjedhjeve do të shohim se sa është rënie. Për shumë arsye mendoj që kemi një rënie të VV-së. E para, është vështirë që pas katër vitesh qeverisje, të kërkosh mandat të tretë me gjuhë opozitare në fushatë”.

“Përmendin njerëz që s’janë në pushtet prej vitit 2017. Në 2025 flasin për dikë që në vitin 2017 ka qenë në pushtet, e përmendin, e marrin si një shënjues”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.