Uji Dea

Mendimi për motin: Stuhia “Jana” sjell ndryshim të motit javën e ardhshme

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Mendimi për motin – 7.03.2025 – Trendet dyjavore. Stuhia Jana që depërton përgjatë mesdheut në fundjavë sjell një ndryshim të situatës meteorologjike edhe përgjatë rajonit tonë. Priten kushte edhe për periudha shiu të martën e mërkurën.

Mirëpo në aspektin termik, temperaturat mbesin ende të larta, deri në 16C e 18C maksimalet, e minimalet shënojnë rritje deri në 8C e 10C.

Në pjesën e dytë të javës, sipas trendeve më të fundit, mund të ketë sërish më shumë intervale me diell, megjithëse kalojnë vransira më shpesh.

Mobi Casa

Mundësi për reshje të reja shiu shfaqen nga e diela e ardhshme, që mund të vazhdojnë kohëpaskohe ditëve të para të javës së tretë të marsit, më 17 e 18. Temperaturat paraqesin një tendencë të rënies më pranë vlerave mesatare, deri në 10C e 13C maksimalet, e minimalet i afrohen edhe 0C.

Mirëpo për momentin, sipas këtyre tendencave nuk paraqiten mundësi për reshje dëbore, edhepse nga pjesë qëndrore të kontinentin mund të depërtojnë masa më të ftohta ajrore.