FITORJA

Sejdiu: Asociacioni kalon vijat e Pakos së Ahtisaarit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës ka dalë edhe përtej Pakos së Ahtisaarit me rastin e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Nga kjo pako buron edhe Kushtetuta e Kosovës, me ç’rast Qeveria ka shkelur edhe Kushtetutën kur në Bruksel ka nënshkruar ASK-në. Kështu tha në një intervistë për KosovaPress, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, që në kohën sa ishte miratuar Pakoja e Ahtisaarit ishte në krye të shtetit si president.

Pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008 ishte derivat i Pakos së Ahtisaarit që në Kuvend është miratuar në vitin 2007. Sipas Sejdiut, provizionet e Ahtisaarit janë të përgjithshme, por në fakt janë dhe konkrete, sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave, me shumicë serbe.

Sipas tij as në të nuk parashihet diçka më tepër sesa që është paraparë edhe për komunat, që janë me shumicë shqiptare.

Sejdiu tha se Qeveria ka marrë një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ka thënë drejtpërdrejt, që është thyer Kushtetuta në këtë rast. Por në fakt sipas ish-presidentit ajo është thyer.

“Është fjala për Asociacionin e Komunave serbe dhe unë them se është dashur, të kihet një kujdes i veçantë në këtë drejtim. Provizionet e Ahtisaarit janë të përgjithshme, ato në fakt janë dhe konkrete, sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave, pra në këtë rast me shumicë serbe, nuk parasheh një diçka më tepër, se sa parasheh dhe për komunat që janë me të shumicës shqiptare. Në fakt janë dhe njëra dhe tjetra, të një karakteri thjesht më shumë konsultativ dhe çështjeve teknike. Dhe assesi të lëshohen në rrafshe të veçanta dhe të ushtrimit të kompetencave ekzekutive dhe kompetencave tjera, çfarë synohet të bëhet. Prandaj unë them se delegacioni i Kosovës ka marrë një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, pavarësisht faktin se ajo përgjigje në njëfarë mënyre gati është edhe politike, nuk ka shkuar krejt drejtpërdrejt për të thënë se është thyer Kushtetuta dhe unë mendoj se është thyer. Sepse vet fjalia paralele që thekson se nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në fakt do të thotë, se është jashtë saj. Dhe këta duhet të kenë kujdes në proceset e mëtejshme, se kah do të lëvizin”, tha Sejdiu për KosovaPress.

Sipas tij Pakoja e Ahtisaarit është një dokument bazë që i ka paraprirë proceseve të mëtejme në Kosovë.

ARKATANA

Sejdiu thotë se mbi Pakon e Ahtisaarit, në periudhat e mëvonshme, është mbështetur jo vetëm dokumenti themelor i vendit Kushtetuta e Republikës, por dhe një korpus i tërë i ligjeve specifike. Por ai pranon se ka pasur edhe dispozita, që kanë qenë të vështira, siç është ajo për vendet e rezervuara në Kuvend për minoritetin serb.

Ndërsa duke folur për raste tjera, të cilat kanë mundur të dalin jashtë asaj çfarë ka paraparë Pako e Ahtisaarit, Sejdiu thotë se gjithçka deri tani është ndërtuar në bazë legale, por veprimet praktike janë diçka tjetër. Ai me këtë rast ka përmendur strukturat paralele që sipas tij janë ende aktuale në veri të Kosovës.

Ish presidenti madje tha se Beogradi sot e kësaj dite mban Kosovën, si pjesë të Kushtetutës së saj. Sipas Sejdiut Beogradi parasheh Kosovën si një “Kosovë dhe Metohi pjesë integrale e Republikës së Serbisë”.

“Beogradi ndërton iluzione të vazhdueshme, tek qytetarët serb që nuk i lejon apo i mban peng të vazhdueshëm, që të mos i kthehen jetës normale dhe institucionale të vendit”, tha Sejdiu për KosovaPress.

Fatmir Sejdiu ka qenë president i Kosovës në periudhën 2007-2010, derisa kishte dhënë dorëheqje nga ky post pasi që Gjykata Kushtetuese kishte gjetur se ai ka shkelur Kushtetutën e vendit duke mbajtur njëkohësisht postin e presidentit dhe atë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sejdiu ka humbur garën edhe për kryetar të LDK-së pasi që rivali i tij, kryetari aktual Isa Mustafa ka marrë shumicën e votave të delegatëve të kësaj partie. Sejdiu është anëtar nderi i LDK-së./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.