Fundamenti

Se të kam atdhe, Kosovë

/ 2 minuta lexim
HW

Në secilën pore të trupit tënd, një gjurmë kam lënë, diku hapin tim të vogël, gjurin e vrarë

bërrylat e gërvishur
diku hundë e buzë troshitur
dhe në mend s’më ka shkuar
për të të fyer
a për t’u hidhëruar
jam ngritur e kam ecur
diku një pemë kam mbjellur
një arë kam lëruar
farë kam hedhur
dhe lule kam mbjellur
e një ëndërr
ma t’bukurën ëndërr kam ëndërruar
nën hijen e saj
dhe mendjesh s’kam fluturuar
trupit tënd jam katrithur
përpjetëzave
tatëpjetëzave
e sa herë jam shpërblyer
jam ndëshkuar
po nuk jam zbrapsur
as kur më kanë dëbuar
shpresash nuk jam thyer
drejt gjirit tënd
kam vrapuar
jam kthyer
si i eturi për ujë
nën hije të një therre jam mbështetur
kulla të reja kam projektuar
e rrugë
prej nga do vinte
ajo e ëndërrta ime
dhe qiejt kam trazuar prej gëzimit
duke fshirrë rrëketë e thella të gjakut
të pikëllimit
për ta shijuar një buzëqeshje të çiltër
agujve të lirisë
duke i shtrirë krahët horizontit
dritaret e dashurisë
se nën dhe e mbi dhe
të kam vetëm ty
imi atdhe…

Mobi Casa

Sabit Rrustemi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.