Salla e Përlepnicës nuk i zë simpatizantët e Vjosa Osmanit dhe ekipit të madh të LDK’së

Salla e Kulturës, e cila e mban emrin e kolosëve të kombit, Zija Shemsiu dhe Xhavit Ahmeti, ka qenë e vogël për t’i zënë të gjithë simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht mbështetësve të Vjosa Osmanit dhe pesë kandidatëve për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).

Krytari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, pasi i falënderoi banorët e këtyre fshatrave për këtë mbështetje, tha se është fat i madh që shtabit zgjedhor në nivel qendror po i prin kryetari Lutfi Haziri dhe fitorja e madhe është e padiskutueshme.

Në emër të Përlepnicës, Kmetocit, Verbicës së Kmetocit dhe Shillovës, ka folur Shkëndije Xhelili Avdiu, e cila tha se për 30 vite LDK nuk i ndal së punuar për liri, pavarësi e demokraci, për të shtuar se është krenare që kjo parti sot po frymon sikur në kohën e Ibrahim Rugovës.

Fjalë mirënjohje e falënderimi kanë shprehur edhe kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit, duke pohuar se kjo mbështetje enorme i bënë ata më të përgjegjshëm.
Kandidatja Lirije Kajtazi (6), i ka falënderuar qindra simpatizantët e pranishëm për besimin në listën e LDK’së dhe Vjosa Osmanit, derisa ka deklaruar se ata që e zhvatën pushtetin do të mbeten pa vota e pa mbështetje e pa besim.

Kandidati Fatmir Rexhepi (20), ka deklaruar se pa kontributin e veteranëve dhe themeluesve të partisë në Përlepnicë e kudo, pa ata që u fijuan për atdhe, LDK dhe Kosova nuk do të ishte ku është sot, derisa theksoi se në këtë sallë mbeten kujtime të paharrueshme.

Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), ka deklaruar se me qeverisjen e LDK’së, Kosova do të lulëzoj prej projekteve kapitale, njësoj siç po lulëzon sot Përlepnica me investimet të cilat janë bërë nga qeveria e kryetarit tonë, Lutfi Haziri.

Në fund, kandidati i cili mban numrin 44, Faton Bislimi, theksoi se Përlepnica po dëshmon se është fryma e unitetit, e cila është shembulli më i mirë i angazhimin, përkushtimit dhe mobilizimit edhe për nëndegët tjera në nivel komune.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS