FIDANISHTJA

Salihu: Lajm i rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit, do të skanohen rreth 270 mijë dokumente

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, është njëra nga katër komunat përfituese të projektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës “Skanimi i dokumenteve të arkivuara kadastrale”.

Bekim Salihu, drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Gjilanit, tha se me këtë projekt do të skanohen rreth 270 mijë dokumente të formateve të ndryshme, duke siguruar ruajtjen dhe qasjen më të lehtë në të dhënat kadastrale, të cilat do të mundësojnë ruajtjen digjitale dhe lehtësimin e qasjes në dokumente kadastrale, duke sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe institucionet në marrjen dhe ofrimin e shërbimeve.

Sipas tij përfitimet e skanimit dhe ruajtjes digjitale janë: Mbrojtje më e mirë e dokumenteve nga dëmtimi apo humbja. Qasje më e shpejtë dhe e lehtë në të dhënat kadastrale. Përmirësim i shërbimeve për qytetarët dhe administratën.

ARKATANA

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve publike, duke e bërë sistemin kadastral më efikas, transparent dhe të sigurt”, tha Salihu.

Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ffalënderoi ministrin e MMPHI, Liburn Aliu, shefin e kabinetit Valon Hoti, si dhe drejtorin e AKK-së, Avni Ahmeti, për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.