ARKATANA

Sadetja na ishte poetja e parë nga Presheva…

/ 8 minuta lexim
HW

Gjilan – Shpejt kaluan katër vite. Katër vite si 4 muaj, si katër javë si katër ditë… Njeriu i mirë e me vlera. asnjëherë nuk harrohet. Nuk harrohet dhe gjithnjë përkujtohet dhe vlerësohet. Dihet: na mungon Njeriu i mirë, Sadete Presheva, poetja e parë nga Presheva. Na mungon shoqja, kolegia e studimeve, Sadete Presheva, poetesha e parë shqiptare.

Dhe, sa herë vijnë përvjetorët e njerëzve të mirë e të çmuar, “gjendja” nuk na funksionon ashtu si do të duhej. Nga kjo “gjendje”që na është bërë, frymëmarrja nuk del si ditëve tjera, por ajo është e ngulfatur dhe na zë frymën. Na mundon, pse jo?. Zihesh nga brenda. E, mendja shkon te një kolege fort e dinjitetshme, fort Njeri dhe fort me vepra atdhetare . Pse na është “krijuar” kjo “gjendje” që nuk mund të’“kapërdihet” leht? Pse? Na erdhi para katër vjetësh një befasi e papritur. Por, ja vdekja. Ajo i merr njerëzit para kohe. Vdekja vjen pa ftesë. Ajo është e pamëshirshme. Është ndjellakeqe dhe e ftoftë…
Sadete Presheva ishte e lindur në Preshevë në vitin 1950. Gjysmëshekulli më parë. Kohë pak e hershme. Kohë e pa kohë. Kohë kjo kur shqiptarët ishin të arsimuar. Sa filloi arsimimi nëpër shkolla të larta e fakultete. Ishin vitet 1971 e më vonë. Sadetja erdhi nga Presheva në Prishtinë. Erdhi të studiojë Gjuhën shqipe. Erdhi një pishtare e dijes. Një engjëll i jetës.

Pas kryerje së studimeve, ajo punoi tërë jetën me ditar në dorë. Punoi dhe kurrë nuk u lodh me ditar. E deshi punën me ditar në dorë. I deshi shkollarët, të cilët, ku i shihte se mësonin, ajo bëhej shend e verë. Sa e sa shkollarë flitinin e flasin edhe sot për Sadeten, profesoreshën e tyre shembull për të mirë. “O, s’ka si ajo. Ajo është zemra e arsimit. Ajo, kur na flete, edhe zogjtë e maleve e dëgjojnë dhe gëzohen. Ajo ishte një pishtare e madhe e dijes. Ishte një Afërditë e Sterjo Spasses…”

Kur ishte në studime, edhe Katetra e Albanologjisë shkëlqente. Vinte e tëra me libra e me revista në dorë. E tëra e përgatitur. Ulej aty ku i kishte hije. Me një fjalë, përparonte në provime. Edhe ne ishim aty dhe shihnin një femër plot vullnet pune. I jepte provimet me kohë. Me kohë edhe ka diplomuar.

Si erdhi në Prishtinë, pas katër vjetësh, Sadete Presheva kthehet në gjiun e familjes, Preshevë. E filloi punën në gjimnazin “Skënderbeu” të këtij qyteti. Zemra iu bë mal. Dhe, kaloi kjo kohë. Erdhën kohë tjera. Kohë të rënda nën okupim. U bë jetë me halle, jetë me trauma. E nga kjo jetë, mësuam shumë. Por, nuk u gjunjëzuam.

E, Sadete Presheva, poetesha e parë shqiptare, na iku para kohe. Na iku shpejt e pa e pritur. Shkoi në Durrës për të pushuar, dhe aty e gjeti vdekja. Vdiq nga një sulm në zemër në moshën 62-vjeçare (2012). Tash e 4 vjet më parë. O, Zot, pse i merr poetët? Pse i merr para kohe? Pse këto personalitetet, që janë figura engjuj të jetës, na mungojnë!!? Ajo s’do të duhej të vdiste! Jo! Sa e madhe është vepra e saj! Sapo hapëroi me ato vargje, që janë një lloj “testamenti” apo kronikë e jetës së asaj kohe të rëndë. E tërë vepra e saj i është kushtuar femrës shqiptare dhe popullit të kësaj ane të Karadakut jetik të Idriz Seferi.
Ajo ishte e tëra Njeri. Ishte personalitet i merituar, jo vetëm me ditar në dorë, por dhe në jetën e përditshme e në jetën letrare. Fytyra e saj gjithmonë ishte e buzëqeshur. Kjo buzëqeshje e saj ishte fort natyrore. Por, jo! Ajo sot nuk do t’na përshëndet. Ka shkuar në botën e përjetësisë. Nuk kthehet më. Por, ne si koleg të studimeve ia kemi borxh ta përkujtojmë kolegën tonë, Sadete Preshevën, e cila pas vetës la tre djem si drita, që janë krenaria e familjes së saj. Por, ajo la edhe vepra të tjera letrare e artistike. Na la afro dhjetë vepra të gjinive të ndryshme letrare, si: romane, novela, drama, poezi e forma tjera.

HW

Edhe ato vepra që i la të botuara, sikur gjenden rrallë, për faktin se janë të shkruara shumë heret. Janë margaritë të letërsisë. Kah po sillemi, kah po shfletojmë gazeta, libra, revista, fletushka e të tjera, sikur na tingëllojnë vargjet e saja plot ritëm jete. Ishte poete që artikuloi vargje me tematikë sociale, por edhe vargje atdhetare. Te kjo poeteshë, që sot na mungon, e gjejmë poezinë e fortë artistike, e cila e artikulon zjarrin e zemrës duke urrejtur pushtuesin shekullor. Por, poezia e saj del si varg “kryengritës” kundër padrejtësive shoqërore, e sidomos kundër injorancës e zakoneve propanike tek shqiptarët. Këto vargje janë të dala nga dallgë zemrash, që janë të përplasura nga vuajtjet e popullit tonë. Poetika e saj është plot ritëm e zë për jetë, por është edhe ethe e jetës së femrës së mbyllur. Si në poezi, por dhe në prozë, kjo poeteshë shkroi për fatin e zymtë të femrës sonë.

Kur shkroi Sadete Presheva, femra e kësaj ane të Karadakut jetonte e mbyllur nga doket dhe zakonet propanike. Ajo është poeteshja e parë nga Presheva në ish Jugosllani, e cila, jo vetëm që shkroi për jetën e vështirë të femrës shqiptare, por, hyri në portat e tyre për t’ia çarë ato maska dhe për të ecur drejt shtigjeve të jetës. Edhe vepra e dytë e saj “Kërkoj kohë të qetë”, që i është botuar ditë më parë, artikulon vargje për njeriun tonë që të jetë i qetë, pa trazime shqipërore, si shton, “mos të ketë gjakra e hakmarrje, por të ketë paqë ndër njerëz”.

Ajo krijonte e botonte vargje nëpër gazeta, si “Bota e re”, “Shkendija”, por edhe në “Rilindje” e “Fjala”, “Jeta e re”, Zëri si rinisë” etj. Poezia e saj ishte një bari për ti shëruar vërragët e vuajtjeve të popullit tonë. Ajo e artikulonte vargje për kohën e femrës së pashkolluar dhe për të rinjtë tanë, të cilët braktisnin vatrat e tyre për kafshatë buke. Kjo gjeneratë jona e studimeve, pati afro mbi 30 femra sudente, si: Sadete Emërllahu – Presheva, Nafije Latifi, Shukrije Cana, Kumrije Rugova, Shqipe Venhari e të tjera. Ajo i pati edhe disa nga vendasit e saj, si Naip Rexhepin, Qani Salihun, Ismet Salihun, Alixhemajl Salihun e ndonjë tjetër.

E, Sadetja, sot e ndjerë, gjithnjë ishte aktive në ligjërata e ushtrime. Ajo ishte një zë i veçantë, për faktin se, mu ato vitet e para nisi të merrej me shkrime. Ishin ato krijime të para të kësaj preshevare, e cila shihej se pati talent e dhunti krijuese. Sadete Presheva ishte kryetare e Klubit letrar “Migjeni”, e cila me decenie të tëra ka kontribuar në edukimin e brezave të rinj në Luginën e Preshevës. Poezitë e vëllimit në “Kohë të qeta” paraqesin gjithë atë vrull të ndodhive, të cilat koha i ka kaluar, e poetja i ka vargëzuar me një gjuhë të pastër artistike e poetike. Mungesa e saj na la vërragë në jetën e përditshme.
Ajo bëri punë të mëdha e të palodhshme në kulturë e në të gjitha fushat e jetës shkollore, e në përgjithësi. Diti të ecë ngadalë, por sigurt drejt vlerave të mirëfillta e të pakontestueshme letrare.

Sytë i mbetën kah vendlindja e saj, Rahovica, Presheva, por sytë i mbetën tek shkolla ku punoi. Ishte kjo Sadete Presheva, poete nga Presheva, e cila dha gjithçka nga vetja, vetëm e vetëm t’i shohë të rinjtë në dritë të së vërtetës. Dora e saj s’u ndalë së shkruari deri në momentet e fundit të jetës, ku e shkriu tërë jetën, frymëmarrjen dhe përkushtimin për të ardhmen më të mirë të popullit tonë. Sadete Presheva ka qenë një frymëzuese e madhe e së ardhmes. Lumë prindërit që e patën! Ajo mbeti një gur themeltar i femrës krijuese dhe pishtare e madhe e arsimit shqip./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.