United Hospital

Pensionohet Nehat Ramadani, pishtar i arsimit gjilanas pas katër dekadash përkushtimi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Pas një rrugëtimi të gjatë dhe fisnik prej rreth 40 vitesh në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, është pensionuar mësimdhënësi i Gjuhës Shqipe, Nehat Ramadani, një ndër figurat më të respektuara të arsimit në Gjilan.

Në një kohë kur arsimi kërkon më shumë se kurrë përkushtim dhe shpirt, emra si Nehat Ramadani mbeten dritë udhërrëfyese për breza të tërë. Për katër dekada me radhë, ai nuk ishte vetëm mësimdhënës i Gjuhës Shqipe, por një edukator i vërtetë, një formues karakteresh dhe një frymëzues i heshtur që mbolli dije, dashuri për gjuhën dhe ndjenjë atdhedashurie në zemrat e nxënësve të tij.

Me fjalën e urtë, me durimin e rrallë dhe me përkushtimin e palëkundur, ai ndërtoi ura mes dijes dhe jetës, duke lënë gjurmë të thella në mendjet dhe shpirtin e shumë gjeneratave. Rrugëtimi i tij nuk ishte thjesht një profesion, por një mision fisnik në shërbim të arsimit dhe kombit.

I udhëhequr nga parimi i Hasan Prishtina se “Arsimi është shpirti i një kombi”, ai e nisi misionin e tij më 1 shtator 1986, në një periudhë sfiduese për shkollën shqipe, duke qëndruar gjithmonë i palëkundur në përkushtimin ndaj dijes dhe edukimit.

Eco Higjiena

Gjatë karrierës së tij, përveç rolit si mësimdhënës dhe drejtues, Ramadani dha një kontribut të çmuar edhe në çështjen kombëtare, duke edukuar breza të tërë me dashuri për gjuhën shqipe dhe atdheun. Ai u bë shembull i një pedagogu të përkushtuar, që e shihte arsimin si mision dhe jo vetëm si profesion.

Me pensionimin e tij, mbyllet një kapitull i rëndësishëm në arsimin gjilanas, por trashëgimia që ai lë pas mbetet e pashlyeshme në kujtesën e shumë gjeneratave.

Me mirënjohje të thellë për kontributin e dhënë ndër vite, kolegë, nxënës dhe komuniteti i urojnë shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe respekt të përhershëm për veprën e tij fisnike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.