Uji Dea

Sabit Zymberi – një mësues shembull i kohërave….

/ 8 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sa bukur tingëllon fjala mësues! Mësues i popullit, mësuesi i qytetit, fshatit etj. Krejt populli dhe shkollarët i kanë sytë kah mësuesi. Mësuesi është njeriu i shenjtë i popullit. Ky njeri i shenjtë ka edukuar me qindra e mijëra njerëz të profesioneve të ndryshme. Andaj, mësuesi e ka vendin në krye të “kuvendit”. Ai është i lidhur me fatin e popullit. Shkolla shqipe e ka fatin e shkruar me gjakun e mësuesve tanë dëshmorë. S’ka detyrë më të shenjtë se e mësuesit. Mësuesi, ka shtuar për vete: “100 vjet po të jetoja, do të doja të jem mësues”! Edhe Sabit Zymberi, qytetar nga Gjilani, ishte mësues i kohërave. Ai punoi në vitet 1949. Kohë e hershme. Kohë e dhimbshme, por edhe krenare.

Të dhimbshme, për faktin se, kushte kur punoi Sabiti, ishin tejet të rënda e me përcjellje. Por, krenare, për fakti se, secili mësues shqiptar punoi për ta zgjuar popullin prej gjumit dhe injorancës. Mësuesit ynë, dje, bëri udhëtime të largëta në këmbë e me skamje. Edhe pas kësaj “gjendjeje”, ata e mbajtën “gjallë” të qenunit e shkollës kombëtare shqipe. Puna (vepra) e tyre është më e gjatë se vetë jeta. Andaj, puna (vepra) e mësuesit s’harrohet kurrë. Ajo mbetet e pavdekshme.

E tillë ishte puna edhe e Sabit Zymberit, mësues nga Gjilani. Sabit Zymberi, edhe në moshën 82vjeçare, e adhuron dhe nuk e harron detyrën e mësuesit. Edhe ai ishte mësues i popullit. Sot, ky mësues në pension, rrëfen e s’ndalet për kohën e kaluar. Kur e vizituam, ai na priti me “bukë e kripë e zemër”. E populli thotë: “Miku i mirë, e ka zemrën e madhe”. U gjendem te ai një ditë pasdite të muajit nëntor (2014). Na priti me zemër të ngrohtë. Deshëm dhe e zhvilluam një bisedë rasti, por të frytshme dhe me interes. Ai nuk hezitoi t’na rrëfejë çka ne e pyesnim.

Dihet se, Sabit Zymberi është i lindur më 1933 në Gjilan. Tash e 82 vjet më parë. Kohë, gati një shekull jetë. Mësuam se ai është njohës i mirë i qytetit, Gjilanit. Ai tash jeton në një shtëpi afër Sahat Kullës së re të qytetit. Ishte dita e 15 nëntorit kur u gjendem te Sabit Zymberi. Njeri me shumë profesione. Ai, si 16-vjeçar e mori ditarin e punës si mësues në fshatin Myçibabë. Atë kohë, mungonin mësuesit e parë në Kosovë dhe, shumë mësues i lindi “natyra” të jenë të tillë të aftë që të rrokin ditarin e të jenë para shkollarëve. Pushtetarët e asaj kohe e detyruan Sabitin që të punojë si mësues në fshatin Myçibabë.

Ky vend ishte larg nga qendra e vendbanimit të tij, Gjilanit. “Po, u thash, – po shkoj, por ky vend është larg nga qendra ku jetoj”. Sabiti e ndjente vetën jo aq të përgatitur. Atë kohë, ai ishte fare i vogël, 16-vjeçar. Thotë se krejt lojën dhe punët tjera i ka bërë në oborrin e objektit të Gjimnazit të Vjetër. Sabit Zymberi, para 82 vjetësh filloi të punojë si mësues. E filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Muçibabë, fshat larg qendrës së Gjilanit. Në këtë vend punoi vetëm një vjet. Aty e kishte takuar Bajram Shabanin, mësues nga fshati Zhegër. Ka udhëtuar çdo ditë në këmbë nga Gjilani gjer në Myçibabë. “Po, tha mësuesi Sabit, -pas një viti, më transferuan në fshatin Llashticë. Këtu kam punuar dhe kam qëndruar gjashtë muaj në odën e Bejtë Llutës. Nuk e harroj kurrë për së gjalli xha Bejtën, i cili çdo herë na ka pritur mirë me bukë e me sende tjera. Ky qytetar i Llashticës na ka dashur e na ka nderuar shumë. Na ka dhënë ushqim. Ka qenë arsimdashës i madh i këtij lokaliteti”.

Uji Dea

Ja si na rrëfeu S. Zymberi: “Isha mësues në këtë fshat gjatë vitit 1951. Kjo ishte detyra ime e parë e punës si mësues në këtë fshat malor të Malësisë së Karadakut. Këtu kam punuar gjatë vitit 1951/52. U tregova punëtori i mirë dhe i zellshëm. Pas një viti, më shpërngulen nga ky mes dhe më “avancuan” duke punuar në Llashticë. Para meje kishte punuar tri vjet Sylejman Osmani, mësues. Ky kishte qenë inspektor i asaj kohë dhe ka ngrënë tri vjet bukë te Bejtë Lluta. Atë kohë, shkolla e këtij lokaliteti ka punuar në oborrin e xhamisë së këtij fshati. Puna është zhvilluar me klasa të kombinuara: klasa e parë me të tretën dhe e dyta me të katërtën. Puna është bërë pas dite. Shkolla, ku mbanim mësim, afër punonte një lokal një farkatar, i cili jetonte nga puna e tij. Por, për mungesë të lokalit shkollor, i cili ishte fort i vogël për ti zënë shkollarët e këtij lokaliteti, zoti i shtëpisë është detyruar t’ia mbyllin lokalin farkatarit për t’i hapur edhe dy klasa të tjera për shkollarë. Ndërkohë, aty na erdhi mësues një Emrush Bejta. Ai ia nisi punës, por, pas pak kohe, pushteti e ka marrë dhe e kanë mbyllur në burg, se ka bashkëpunuar me një organizatë ilegale. Mua më quan të punoj si mësues në shkollën e fshatit Pogragjë në vitin. Gjer në Pogragjë kam udhëtuar herë në këmbë e herë me biçikletë. Rruga ka qenë matanë Moravës. Unë mbeta vetëm. Përsëri mua më quan në Livoç të Ulët. Aty kam takuar me mësuesin Ilaz Jasharin nga fshati Nasalë e Gjilanit. Kjo kohë ka qenë 1952/53. Pas kësaj kohe jam shkuar të punoj në Maribor të Sllovenisë. Kur u ktheva, bëra një kërkesë të punoj si mësues në Gjilan. Drejtoria e Arsimit më pati caktuar përsëri në Livoç të Ulët. U pendova pse nuk shkova aty ku kisha punuar përpara. Shkova të ankohem në zyrën e Arsimit. Por, ata e kishin caktuar një tjetër mësues të punon në vend timin. Shef i Arsimit, atë kohë, për komunën e Gjilanit, ishte Can Periqi. Unë u ankova dhe u thash se qysh u bë në vendin tim të punojë dikush tjetër. Cana më tha se, sa të jem unë këtu nuk mundesh të punosh t`i në procesin e arsimit. S’dita çka të bëj tjetër, por ndërrova profesionin e jetës. Ia nisa të punoj si zdrukthëtar. E kisha të blerë këtë zanat prej babës tim, i cili edhe më parë e ka punuar këtë punë. Papritur erdhi një “kurir” nga zyra e Arsimit dhe më ka qu te Cana Periqi, shefi i Arsimit për komunën e Gjilanit. Kur erdhi Cana, mu afrue e deshi të më bind që të shkoj e të punojë në Përlepnicë si mësues. Pra, ishte viti 1955. Në këtë vit kam filluar të punoj në Përlepnicë me klasën e V-të ku kam dhënë lëndët: punëdore, fizikë, vizatim dhe bujqësi. E kisha problem bujqësinë, sepse asgjë nuk kisha të përbashkët. E kisha një libër serbisht dhe atë e kam përkthyer për të dhënë mësim. Ishin këto vite 1955/56. Këtu jam takuar me Ilaz Jasharin, nga Nasala e me Ismajl Kadriun, mësues nga Zhegra e Gjilanit.

Siç dihet, Ilazin e patën shpërngulur nga fshati Përlepnica në Livoç”. E, Sabit Zymberi, qytetar gjilanas, më vonë ka punuar në Objektin e ish -Teknikës Popullore, objekt ky që gjendet në rrugën “Adem Jashari”, përballë postës së sotme, të Gjilanit. Në këtë objekt janë zhvilluar disa aktivitete të shoqatave të qytetit. Gjatë viteve 1960 – 1970 këtu kanë vepruar: Shoqata e Gjuetarëve, e Kryqit të Kuq, e Auto Motos, Shoqata e Radioamatorëve, Shoqata e Fotografëve etj.

Në vitin 1960 në këtë objekt është vendosur televizori i parë që është shikuar nga ballkoni nga ana e qytetarëve. Në vitin 1971 për herë të parë filloi transmetimi provues i Radio Gjilanit.

Më 12 shkurt 1965 objekti është djegur dhe kanë mbetur vetëm muret e jashtme. Objekti është rinovuar në vitin 1968. Sabit Zymberi, gjer para pak kohe, ka punuar në këtë objekt të Teknikës Popullore. Tash ky mësues jeton, por pak lëngon nga një sëmundje. Edhe pas kësaj “jete”, ai rrëfen e s’ndalet për të kaluarën e tij.

Ky mësues i kohërave posedon shumë fotografi të vjetra për qytetin dhe për njerëzit e kësaj ane të Anamoravës së Gjilanit. Ishte ky Sabit Zymberi, mësues i kohërave…/tefik selimi/rajonipress/