Fundamenti

Rugovistët bëhen bashkë në Gjilan, edhe 128 ditë deri te rrëzimi i sistemit që solli depresion të thellë politik e ekonomik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka ftuar të zgjedhurit e Kuvendit XII punues në seancën pune. Kuvendi i sotëm, i cili, ishte madhështor, ka miratuar orientimet programore, ristrukturimet dhe përgatitjet e para formale për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Me unanimitet të plotë, Kuvendi miratoi pesë kandidaturat për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit, të prirë nga Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, së bashku me znj.Lirije Kajtazi, znj.Valentina Bunjaku Rexhepi, z.Avdyl Aliu e z. Bardhyl Syla, të cilët janë personalitete të dëshmuara, me kredo e njerëz që i bëjnë nder LDK-së, Gjilanit e Republikës së Kosovës.

Haziri ka falënderuar të gjithë delegatët për mbështetjen e madhe të ofruar, diskutimet dhe frymën e bashkëpunimit, si rikonfirmim i unitetit dhe angazhimit në punë për ta bërë fitoren e madhe të LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, kur kanë mbetur edhe 128 ditë deri te rrëzimi i sistemit që Gjilanit dhe Kosovës i solli depresion të thellë politik e ekonomik.

FIDANISHTJA

Kjo mbështetje dhe ky unitet nga të gjithë delegatët e Kuvendit është mesazhi më i mirë se Rruga e Re LDK-së është e vetmja shpresë për rikthimin e dinjitetit të Gjilanit e Republikës së Kosovës, në krye me liderin tonë, kryetarin Lumir Abdixhiku.

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka miratuar edhe Këshillin Koordinues të Degës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.