UBT

Në mungesë kuorumi, dështon sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit, opozita nuk merr pjesë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Për të pestën herë radhazi, ka dështuar të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi asambleistët e partive opozitare (LDK, me përjashtimi të njërit, PDK dhe AAK), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë. Qytetarët të revoltuar kërkojnë dorëheqjen e Alban Hysenit duke e quajtur fmijaq dhe të papërvojë në politikë.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me 12 asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.

Përndryshe, kjo seancë urgjente ishte ftuar nga kryetari i Gjilanit me dy pika të rendit të ditës, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.

Sërish kanë vazhduar komentet e qytetareve në murin e facebokit të Komunës së Gjilanit duke kërkuar dorëheqjen e Alban Hyenit.

Mobi Casa

Lorenc Rezi: Veç kqyrni e vetmja komuna e Gjilanit udhëhiqet nga fëmit që si kanë 2 lidhje me pozitën që e kanë.

Durim Kadriu e ka quajtur inkompetent dhe dështak. Dorëheqje!

Gary Morean: Ec more qa din t`i thmijaqi njëherë./rajonipress/