GRANDEMALL

Rudi Garcia ndalet te Edon Zhegrova kur pyetet për lojtarët e Lille

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Trajneri i njohur, Rudi Garcia ka folur për skuadrën aktuale të Lille, ku ishte i pranishëm në stadium në festën e 80 vjetorit të klubit francez.

Garcia ka qenë pjesë e Lille, fillimisht si lojtar (1983-1988), pastaj edhe si trajner (2008-2013).

Ai ka folur për skuadrën aktuale të Lille, duke lavdëruar emra si Benjamin Andre dhe Lucas Chevalier, ndërsa u ndal edhe te Edon Zhegrova, i cili sipas tij është i këndshëm për tu parë.

Uji Dea

“Nuk do t’i përmendim të gjithë lojtarët, por Edon Zhegrova është ende një lojtar i këndshëm për t’u parë. Ai është një driblues dhe duket si disa lojtarë që kemi pasur në kohën tonë”, deklaroi Garcia me një buzëqeshje.

Ish trajneri i Romës, Marseilles, Lyonit, Al Nassr dhe Napolit, deklaroi se pret shumë nga Lille këtë sezon.

“Është një ekip i kompletuar, me shumë të rinj, që punojnë shumë mirë. Ky është një ekip i ndërtuar mirë që për mendimin tim do të bëjë gjëra të mëdha këtë sezon”, deklaroi Garcia. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.