Eko Higjiena

Rruga që po tmerron kalimtarët, Qeveria e hapave të breshkës nuk brengoset për zvarritjen e punimeve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Rruga nga Livoqi deri në Partesh ende është në gjendje të mjerueshme. Vozitësit dhe ata që e frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë thonë se është e patolerueshme që kaq gjatë të vonohen punimet e Qeveria të heshtë dhe të mos ndëshkojë kompanitë.

Rruga Livoq – Partesh është ende e paasfaltuar derisa vozitësit ndihen të tmerruar për shkak të kushteve të rënda të vozitjes dhe vet gjendjes së keqe të rrugës.

Musliu vozitës kamioni që e përshkruan çdo ditë këtë aks rrugor thotë se tani janë në hall nga pluhuri.”Më herët kishim problem me shiun dhe vërshimet gjatë rrugës, e tani na mbyti pluhuri dhe gropat” shprehet ai.

GRANDEMALL

Edhe, Ekremi që është kalimtar i përhershëm, meqë dërgon mall në Viti thotë se kjo rrugë ia ka dëmtuar disa here veturën.

”Qeveria po punon me hapa të breshkës dhe as që po brengoset për zvarritjen e punimeve. Janë bërë disa muaj që e kemi të njëjtën situatë” shprehet ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.