Fundamenti

Rritet përkrahja për mocionin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetët e PDK-së, Shaip Muja, Shukri Buja, Nait Hasani si dhe deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi e përkrahin iniciativën e opozitës për rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet mocionit të mosbesimit në Kuvend. Ata janë të bindur se Qeveria do të bjerë në maj ose në qershor, derisa zyrtarë të LDK-së thonë se mocioni do të dështojë.

Përveç deputetëve të opozitës, iniciativës së “Nismës për Kosovën” për rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet mocionit të mosbesimit në Kuvend po i bashkohen edhe deputetët e koalicionit qeverisës si dhe deputetë të pavarur. Përveç dy deputetëve të PDK-së, Shukri Bujës dhe Nait Hasanit, kërkesën për mocion mosbesimi e përkrah edhe bashkëpartiaku i tyre Shaip Muja, si dhe deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi. Ky i fundit ka pranuar për gazetën “Zëri” se e përkrah iniciativën për rrëzimin e Qeverisë.

FITORJA

“Unë mendoj që e kemi situatën e njëjtë sikur mandatin e kaluar. Pikërisht për arsye të njëjtë ka ndodhur mocioni në vitin 2014 për mosthemelimin e ushtrisë. Të njëjtën situatë e kemi edhe tash, edhe muaji i njëjtë, procedura e njëjtë, arsyet e njëjta. Unë mendoj që këtë mocion do ta mbështesin edhe deputetët e koalicionit dhe i njëjti do të kalojë”, ka deklaruar Kelmendi.

Sipas Kelmendit shumë shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje pasi që, siç tha ai, edhe partitë e koalicionit kanë filluar fushatat parazgjedhore./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.