Haradinaj prezanton katër shtyllat kryesore të programit zgjedhor
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për katër shtyllat e programit zgjedhor.
Këto katër shtylla janë: anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO, zhvillimi i hovshëm ekonomik, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE dhe Kosova shtet i jetueshëm dhe jo i braktisur.
“Vizioni ynë i shprehur në këtë Program për ta patur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi 4 shtylla”, ka thënë Haradinaj.