Propozimi për qeveri tranzicionale i zë “gafil”, Murati flet për kthim në kohën e UNMIK-ut

Deputeti i Vetëendosjes, Hekuran Murati, tha se propozimi i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një qeveri nacionale të tranzicionit është kthim në “kohën e UNMIK-ut”.
Ai e akuzoi Abdixhikun edhe për “kundërthënie” meqë, sipas Muratit, Abdixhiku është deklaruar për qeveri stabile, ndërsa po propozon qeveri kalimtare.
“Dikush si Lumir Abdixhiku që në vazhdimësi ka thënë se nuk është i interesuar për një zgjidhje afatshkurt, por për një qeveri stabile që e çon mandatin deri në fund ishte pikërisht ai që e refuzoi këtë ftesë për një qeveri afatgjate dhe propozoi një qeveri tranzicionale. Kjo është kundërthënie dhe normalisht që nuk është serioze”.
Murati tha se me këtë propozom LDK po do që të “kthehet situata në kohën e UNMIK-ut”.
“S’ka UNMIK më, harrone! Ka qeveri tash”.
“Ata janë përgjigjur që s’duan koalicion me ne. Nuk jemi të interesuar që të bëjmë koalicion me PDK-në”.
Refuzimin e LDK-së për të bashkëpunuaur me ta, Murati tentoi që ta paraqesë si paaftësi të LDK-së për të marrë vendime vetë.
Qëllimi i ftesës ka qenë që t’i ofrojmë qytetarëve një bashkëpunim dhe qeveri stabile ashtu siç ka pasë deklarim nominal nga vetë kryesia e LDK-së. E pamë nga përgjigjja e tyre që edhe kur ofrohet një bashkëpunim i tillë që ata të marrin vendime vetë.
“Pra, pas sa e sa viteve qëndrueshmëri institucionale të kthehet edhe njëherë në kohën e UNMIK-ut. Ky do të ishte skenari më ogurzi i mundshëm dhe mesazhi më i keq që mund ta çojë Kosova edhe te bashkësia ndërkombëtare”./Express/