RCCOLA

Romantiku frikacak!

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ndonëse shkollën e mesme e ka përfunduar shumë dekada më parë, njëri ndër aktorët më të njohur të kinematografisë sonë, Adem Mikullovci flet me shumë dashuri për atë kohë. I mirë me fjalët aso kohe por jo shumë në qendër të vëmendjes, ai sot rrëfen për lexuesit të gjitha çapkënllëqet e një djaloshi adoleshent.

Tribuna: Ne cilin vit e keni përfunduar shkollën e mesme?
Ademi: Oh sa shumë vjet kanë kaluar. Në vitin 1964 e kam përfunduar maturën. Ne kemi qenë 25 nxënës në klasë ndërsa sot jemi vetëm 3 gjallë.

I gënjeja arsimtarët kur nuk isha i përgatitur

Tribuna: Si përvidhet sot ajo kohë në kujtesën tuaj?
Ademi: Është definitivisht pjesa më e bukur e jetës, të cilën e kujtoj me shumë nostalgji e mallëngjim. Kjo pjesa e mallëngjimit është edhe për shkak të situatës së atëhershme. Kujtoj që gjenerata jonë ka qenë si akademi ushtarake. Është dashur të kemi shumë përkushtim edhe disiplinë. Por prapë ka atë mirësinë e vet që të bënë ta kujtosh me dashuri.

Tribuna: A ka ndryshim rinia e atëhershme me këtë sot?
Ademi: Ka shumë ndryshim. Ne kemi qenë shumë më të pasionuar pas punës, leximit. Në kohën time kemi bërë gara kush po lexon më shumë. Ju betohem që ka qenë kështu, neve nga një gjysmë muri të bibliotekës e kemi lexuar, ky ka qenë argëtimi jonë i vetëm. Ne kemi ra me fjet me pula e je mi zgjuar me pula.

Tribuna: A ju ka ndodhur të ikni nga orët e mësimit?
Ademi: Asnjëherë! Me të vërtet asnjëherë nuk na ka ndodhur të ikim nga mësimi.

Tribuna: Si i keni pasur raportet me mësimdhënës?
Ademi: Shumë zyrtare, aq zyrtare sa që edhe pas shumë vitesh kur i takoja mësuesit në rrugë, i hiqja duart nga xhepi dhe i përshëndetja me kokë. Për ne kanë qenë të paprekshëm! I kemi idealizuar të gjithë arsimtarët.

Tribuna: Po me mësimet si i keni pas punët?
Ademi: Po disa lëndë i doja disa tjera nuk më shkonin. Shkencat ekzakte nuk i kam dashtë. Matematika, kimia dhe fizika nuk më kanë shkuar. Ndërsa gjuhën shqipe, historinë, biologji e gjeografi kam qenë shumë i mirë dhe i kam dashtë këto lëndë.

Eco Higjiena

Tribuna: A ju ka ndodhur të ‘gënjeni’ arsimtarët kur nuk keni qenë të përgatitur për t’u pyetur?
Ademi: Po, i gënjeja arsimtarët që jam i sëmurë, ndonjëherë po më dhemb dhëmbi e kështu që të mos më pyesnin se nuk isha i përgatitur.

Nuk isha shumë i bukur që të bija në sy

Tribuna: Po nëpër teste a keni kopjuar?
Ademi: Po ka ndodh të kopjoj. Bile e kam një anekdotë në lidhje me këtë. Unë kam qenë shumë i mirë në hartime të gjuhës shqipe dhe ua pata punuar tre shokëve hartimin në gjuhë edhe vetes e kur na erdh rezultati ata të tre morën notën pesë ndërsa unë dysh (qeshet). Profesorin e gjuhës e kam ende gjallë. E ndërsa në matematikë krejt klasa janë mundu të më gjuajnë kopjet se kam qenë një zero e madhe në matematik (qeshet).

Tribuna: A e renditnit veten te djemtë e bukur të shkollës, apo të qenit në qendër të vëmendjes nuk ka pasur rëndësi për ju?
Ademi: Po normal që kam pas qejf të jem në qendër të vëmendje, po unë nuk kam qenë shumë i bukur. I kam pas dy shokë të ngushtë. Ata kanë qenë të bukur dhe menjëherë pas shkollës janë martuar me dy shoqe të klasës.

Tribuna: A keni pasur guximin t’i ofroheni vajzave që ju pëlqenin në klasë?
Ademi: Nuk kemi pas shumë shoqe të klasës. Kanë qenë pak vajza në shkollë në atë kohë. Nuk kemi guxuar shumë t’iu flasim, po atëherë kemi shkëmbyer letra dashurie, lule, herbariume.

Tribuna: Përmes kujt i përcillnit letrat e dashurisë?
Ademi: Unë ja jepja shokut letrat, e shoku ia përcillte asaj (qeshet).

Tribuna: A keni pasur ndonjë histori dashurie gjatë asaj kohe të cilën e kujtoni edhe sot?
Ademi: Po kam pasur qysh jo?! Kam histori shumë të bukura të dashurisë të cilat i kujtoj edhe sot me shumë nostalgji.