Fundamenti

Roma do ta huazoj sërish Marash Kumbullën, mbrojtësi shqiptar do të mbetet në Serie A

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Marash Kumbulla do të rikthehet te Roma pas pushimeve dhe pas huazimit gjashtë mujor te Sassuolo.

Qendërmbrojtësi shqiptar ishte i huazuar te Sassuolo në gjashtë muajt e fundit, mirëpo nuk arriti të tregoj cilësitë e tij duke bërë disa gabime në ndeshjet vendimtare.

Megjithatë e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Roma, pasi shqiptar nuk bën pjesë në planet e klubit kryeqytetas.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Roma do ta huazoj edhe për një vit tjetër mbrojtësin shqiptar në mënyrë që Kumbulla ta rikthejë formën më të mirë të mundshme.

UBT

Ekipi i rikthyer në Serie A, Parma është favorit për t’i siguruar shërbimet e shqiptarit si huazim për një sezon.

Palët po diskutojnë marrëveshjen dhe pritet që këtë javë të ketë më shumë qartësi rreth të ardhmes së shqiptarit.

Përveç Parmas që është edhe skuadra favorite, në garë për Kumbullën janë edhe Hellas Verona, Cagliari dhe Empoli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.