Rinia Demokratike e Gjilanit shpërndanë dhurata për fundvit

Gjilan – Rinor Aziri nga Rinia Demokratike e Kosovës në Gjilan tha se kanë vizituar fëmijët në spitalin pediatrik dhe në shkollën fillore “Selami Hallaqi”. Fëmijëve u kemi shpërnda dhurata për t`ua kthyer edhe atyre buzëqeshjen në këtë fundvit.
Rinia Demokratike në Gjilan me disa aktivitete që ka ndërmarrë kohëve të fundit ka treguar anën humane, duke vizituar shoqata e institucione të ndryshme. Në të gjitha këto vizita ata kanë shpërndarë dhurata për festat e fundvitit.
Rinor Aziri nga Rinia Demokratike në Gjilan tha se qëllimi i këtyre vizitave në spitalin e pediatrisë dhe në shkollën fillore “Selami Hallaqi” është që për pak momente sado pak këta fëmijë t`i bëjmë të lumtur. “Kudo jemi pritur mirë dhe ne si të rinj do të vazhdojmë me këto aktivitete edhe në të ardhmen. Jemi të fokusuar që dhuratat të shpërndahen në ato institucione ku vërtet ka nevojë për përkrahje e përkujdesje të të gjitha natyrave” tha Rinor Aziri i cili shquhet për organizimin e këtyre aktiviteteve dhe është njëri nga aktivistët më të devotshëm të Rinisë Demokratike në Gjilan./rajonipress/