FITORJA

Rezolutë në dëm të liberalizimit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kuvendi i Kosovës të mërkurën ka miratuar një rezolutë përmes së cilës kërkohet që të hiqen kontrollet në pikat kufitare me Shqipërinë. Megjithatë, sipas njohësve të integrimeve evropiane, kjo rezolutë është në kundërshtim me rekomandimin e Komisionit Evropian për kontrolle të dyfishta kufitare të dhënë në vitin 2015 në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave në korrik të vitit 2015 Komisioni Evropian (KE) pati rekomanduar që të bëhen kontrolle në të dyja anët në pikëkalimet kufitare me Shqipërinë.

Por në kohën kur Kosova po i afrohet çdo ditë e më shumë vendimit për heqjen e vizave Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila është në kundërshtim më rekomandimin e ekspertëve të Bashkimit Evropian të dhënë në vitin 2015.

UBT

Në rezolutën e miratuar të mërkurën kërkohet që ta bëhet hapja e plotë, pra të hiqen kontrollet në pika kufitare në Vërmicë, Qafë-Prush dhe Qafë-Morinë.

Njohësit e integrimeve evropiane thonë për “Zërin” se kjo rezolutë është në kundërshtim me rekomandimin e vitit 2015, ndërsa thonë se BE-ja do ta kundërshtojë heqjen e kontrolleve kufitare.

Megjithatë sipas tyre, kjo rezolutë e sikurse edhe ajo për heqjen e romingut me Shqipërinë, që janë miratuar në të njëjtën ditë, do ta kenë fatin e rezolutave të mëhershme të Kuvendit, pra nuk do të zbatohen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.