UBT

Rey Manaj drejt transferimit tek gjiganti turk – bisedimet tashmë kanë filluar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë ditëve të fundit u raportua në mediat turke se sulmuesi shqiptar Rey Manaj do të largohet së shpejti nga Sivasspori.

Kjo për shkak se interesim për të besohet të ketë shprehur Trabzonspor, të cilët duan ta përforcojnë fazën e sulmit gjatë afatit kalimtar dimëror.

Për transferimin e Manajt tek gjiganti turk kishte pasur thashetheme edhe para fillimit të këtij sezoni, pasi trajneri i tyre Senol Gunes ishte tejet i interesuar për 27-vjeçarin.

Është lënë të kuptohet se drejtuesit e klubit kanë marrë masat e nevojshme për të ‘testuar ujërat’ me Sivassporin për transferimin e mundshëm të tij.

ARKATANA

Se a do të realizohet kalimi i reprezentuesit shqiptar tek Trabzonspori kjo varet nga shuma e parave që do të kërkojë klubi i tij aktual.

Kujtojmë se Manaj ka kaluar në një formë të shkëlqyer me Sivasspor sezonin e kaluar duke arritur që të shënojë 22 gola në kampionat.

Megjithatë, këtë sezon për shkak të lëndimeve ai ka arritur që të marrë vetëm 954 minuta ose 12 ndeshje, duke shënuar katër gola.

Ai po priste për një përmirësim të kontratës nga Sivasspori, por duket se gjithçka mes tij dhe klubit ka marrë fund dhe palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.