Fundamenti

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha: Në agun e përflakur për liri

/ 14 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – “Një sy pas në të kaluarën dhe një sy gjithmonë para, kah e ardhmja. Çdo janar, njerëzit i ftojnë dhe i bashkojnë dëshmorët e janarit: Jusufi, Kadriu, Bardhoshi, Rexhepi e Nuhi. I bashkon emri i tyre i paharrueshëm dhe vepra e tyre e pavdekshme, bashkojnë ata, që me gjakun dhe luftën e tyre bën që janarët e tashëm të jenë të ndryshëm nga janarët e mëparshëm. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, janë ndër figurat qendrore të Lëvizjes sonë Çlirimtare, ata u përkisnin dy brezave të ndryshëm, por që bashkërisht vunë themelet e historisë sonë më të re”.

‘’Sa më shumë kohë kalon, sa më shumë i gëzojmë frytet e lirisë, aq më shumë e ndiejmë prezencën e atyre që më nuk janë në mesin tonë, e që me vetëdije u sakrifikuan për këto ditë të bardha që i gëzojmë sot. Andaj i kujtojmë e i rikujtojmë, do t’i kujtojmë e kurrë s‘do t‘i harrojmë, sepse atë ditë që do t‘i kemi harruar ata që u flijuan për ne, atë ditë kemi zhgënjyer besimin e tyre të sigurtë për fitore – për liri, kemi tradhtuar vetveten’’ (Saime Isufi).

Në shkencën e historisë, rëndësi të madhe ka gjinia e memoareve, e cila mundëson studimin e ngjarjeve dhe figurave, duke përdorur një metodologji të përshtatshme, me qëllim që rezultatet e studimeve të dalin sa më të plota. Në bazë të kësaj, jemi munduar që të përfshijmë fragmente kujtimesh për dy figurat më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare të çerekut të fundit të shekullit të kaluar. Në vigjilje të 42 vjetorit të luftës në ‘’Kodrën e Trimave’’, të rënies heroike të atyre që u bënë shkëndijat e para të luftës së armatosur për lirinë e Kosovës: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, kemi bërë përpjekje që në pika të shkurtëra të ndërtojmë profilin e tyre në bazë të dokumenteve, librave si dhe burimeve të tjera të cilat kemi mundur ti sigurojmë, ndërsa burim kryesor i yni kanë janë memoaret e bashkëveprimtarëve të tyre të cilat i kanë shpalosur në dokumentarin dypjesësh i transmetuar nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), në janar të vitit 2005, në emisionin dokumentar ‘’Gjurmët’’, me titullin ‘’Promethetë e Janar

Rexhep Mala në memoaret e bashkëveprimtarëve të tij

Rexhep Mala u lind në fshatin Hogosht të Dardanës (ish Kamenicës) më 29 mars të vitit 1951. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në gjimnazin ‘’Zenel Hajdini’’ në Gjilan, ku si nxënës i gjimnazit u fut në radhët e para të organizimit të demonstratave të vitit 1968, të cilat kishin për qëllim të përshpejtonin proceset drejt jetësimit të shtetësisë së Kosovës dhe të tejkalonin atë gjendje të padurueshme me të cilën po ballafaqohej populli shqiptar si dhe për të sensibilizuar opinionin jugosllav se shqiptarët nuk mund ta durojnë përgjithmonë dhe të pajtohen me statusin e imponuar politik në Jugosllavinë e atëhershme pas vitit 1945. Demonstratat e vitit ’68 kishin për qëllim ringjalljen e ndjenjave kombëtare dhe sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi, ngjarje këto që padyshim ishin të lidhura ngushtë me personalitetin e të riut Rexhep Mala.

Për shkak të pjesëmarrjes dhe organizimit të demonstratave të vitit ’68 dhe aktivitetit kundër pushtetit të atëhershëm jugosllav, Rexhep Mala dënohet me disa muaj burgim, mirëpo ai nuk u zmbraps asnjëherë nga aktiviteti patriotik, të cilin do ta zhvillojë gjerë në frymën e fundit të jetës së tij. Aktiviteti ilegal dhe lëvizja në çdo cep të Kosovës, i mundësoi atij që të njihej me figura të rëndësishme që kishin lënë gjurmë në historinë shqiptare, si dhe leximi i literaturës e cila vinte nga shteti amë Shqipëria, veçanërisht pasqyrimi i realitetit i cili ishte krijuar asokohe, kishin forcuar karakterin dhe personalitetin e Rexhepit i cili ishte i pakompromis në ndjekjen e idealizmit të krijuar, që në rrethanat e asaj kohe për shumë njerëz ishte i paimagjinuar.

Shpirti i gjallë dhe kryengritës i Rexhepit u shqua në bangat shkollore në fshatin e lindjes, në Hogosht, sidomos gjatë shkollimit të tij të mesëm në gjimnazin ‘’Zenel Hajdini’’ të Gjilanit. Ai ishte në radhët e para të organizimit të demonstratave të vitit 1968, të cilat u planifikuan dhe u përgatitën pikërisht në shtëpinë e Rexhep Malës me shumë veprimtarë e veprimtare si: Vahide Hoxha (mbajtëse e flamurit), Mynivere Kastrati, Vildane Ahmeti, Fetie Bajrami, Irfan Shaqiri, Zija Shemsiu, Fatmir Salihu, Fazli Abdullahu, Xhavit Dërmaku, Nijazi Korça, Shemsedin Kastrati, Ilmi Ramadani etj. Ai priu në ballë të demonstruesve, duke kërkuar liri për popullin shqiptar në Kosovë dhe viset tjera shqiptare. Shquhej për shpirtin e tij praktik e sidomos për aftësinë e rrallë për ndërmarrjen e aksioneve të ndryshme, si për sigurimin e teknikës, shpërndarjen e trakteve, shkrimin e parullave, sigurimin e armëve etj.

Kur populli shqiptar në Jugosllavi po hynte në një etapë të re të historisë, i bashkuar në demonstratat e vitit 1968, protestonte kundër shtypjes e shfrytëzimit, Rexhep Mala, si gjimnazist ishte në rrethin më të ngushtë të shokëve për organizimin e demonstratave në Gjilan. Shtëpia e tij bëhet çerdhe e organizatorëve të këtyre demonstratave, kurse Rexhepi një nga udhëheqësit e tyre. Si i ri, Rexhepi e kishte përcaktuar rrugën e jetës së tij, rrugën e luftëtarit të pamposhtur për çlirimin e Kosovës së robëruar. Rexhepi ishte shoku më praktik që njohëm ndonjëherë. Ai jo vetëm që njihte mirë rrethanat, njerëzit etj., por kishte edhe diçka të veçantë: guximin, qëndresën, sakrificën, të cilat do t’i dëshmonte çdo ditë deri në vdekjen e tij heroike. Rexhep Mala kurrë nuk u pajtua me pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi. Ashtu siç ishte konsekuent në luftë për çlirimin kombëtar ashtu edhe ra.

Rexhep Mala me shokë, punonin për shtimin e numrit të atyre që e përkrahnin një luftë të ashpër propagandistike në favor të arsimit dhe të kulturës shqiptare dhe për demaskimin e vazhdueshëm të regjimit të egër serb në Kosovë. Ai, në shumë mese, hapur propagandonte idetë e tij për çlirimin e vendit. Për këtë gjë ia tërhiqnin vërejtjen shokët, të cilëve u thoshte ‘’Sa i përket propagandës, mos ngurroni dhe mos kini shumë frikë’’. Kështu, arriti të krijonte një rreth të gjerë përkrahësish të çështjes kombëtare, me të cilët vepronte në forma të ndryshme.

Në fillimi i viteve të ’70-ta, kishte marrë hov Lëvizja për Çlirim në Kosovë dhe pjesa më e madhe e popullit shqiptar nën pushtuesit jugosllav, kishte filluar t’i përkrahte hapur të gjithë ata të cilët në mënyra të ndryshme po e kundërshtonin pushtetin robërues. Në rrethana të tilla, duke e parë gjendjen në terren, shteti jugosllav solli përforcime të shumta nga viset tjera të vendit, si në UDB, në polici dhe ushtri. Ngjarjet më të rënda ndodhën nga muaji maj deri në tetor 1975, sepse UDB-ja, arriti t’i zbulonte dhe t’i arrestonte shumë atdhetarë të shquar të çështjes kombëtare, shumica prej të cilëve ishin edhe organizator të demonstratave të vitit ’68, me ç‘rast, më 23 maj 1975 burgoset edhe Rexhep Mala. Pas një proçesi të gjatë e të mundimshëm hetimor, më 7 shkurt 1976, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e përpiloi aktgjykimin sipas të cilit 19 të akuzuarit i dënoi me 142 vjet burg. Në mesin e tyre edhe Rexhep Mala dënohet me nëntë vjet burg të rëndë, tetë nga të cilat i kishte vuajtur nëpër burgje të ndryshme

Nuhi Berisha në memoaret e bashkëveprimtarëve të tij

Eco Higjiena

I lindur më 3 tetor 1961, në një familje të ndershme dhe bujare, në Sfircën e ndarë të Dardanës, familje me tradita patriotike, e cila në vazhdimësi ishte përballur me pushtuesit serbë, që nga viti i largët 1918, Nuhi Berisha, i ndikuar nga historia e shquar e familjes së tij, veçmas i ndikuar nga Kadri Zeka, i cili ishte nip i familjes Berisha, që nga mosha rinore iu kishe bashkuar radhëve të Lëvizjes Çlirimtare. Ishte pikërisht ky angazhim i hershëm i tij i cili do të ndikonte në formimin e një karakteri të fortë dhe personaliteti të shquar. Ishte njeri i dashur, i afërt e i fjalës për të gjithë ata që e kanë njohur. Nuhiu, ka ditur të falë shumë dashuri dhe kujdes për të gjithë pa dallim, por edhe për të luftuar pa ngurrim armikun dhe gjithë shërbëtorët e tij. Ka poseduar aftësi të jashtëzakonshme komunikuese e bindëse me të tjerët për t’u bashkangjitur kauzave kombëtare. Në fjalët e tij s`kishte vend për dyshim: ta paraqiste fitoren të garantuar qind për qind. I përgatitur mirë fizikisht për t’u përballu

Sipas kujtimeve të bashkëveprimtarëve, veprimtaria revolucionare e Nuhiut, fillon shumë herët. Kurorëzohet me sukseset e njëpasnjëshme që në hapat e parë e deri në rënie. Idealizmi i tij politik e shoqëror kishte nisur që nga bankat e shkollës fillore, ku kishte filluar t’i dallojë padrejtësitë që i bëheshin popullit të tij, pastaj në gjimnaz, për të vazhduar edhe në Universitet aktivitetin e tij revolucionar, e zgjeron luftën si militant i Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, prej aty nëpër shtëpitë e popullit në ilegalitet. Idealizmin e Nuhiut, e veçonte puna e i tij për zgjimin e vetëdijes kombëtare, reagimin kolektiv kundër shtypjes dhe dhunës që ushtronte shteti i Serbisë mbi popullatën shqiptare në Kosovë, Maqedoni, në Mal të Zi dhe brenda Serbisë së sotme, duke shkruar parulla, duke shpërndarë trakte dhe duke kryer aksione atëherë kur e kërkonte nevoja.

Pas vrasjes së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës më 17 janar 1982, Nuhi Berisha me shokët e tij të Idealit, me: Hasan Malën, Zija Shemisu, etj., kontribuan shumë në konsolidimin e Lëvizjes, e cila ishte goditur rëndë. Qysh atëherë, ata bëjnë përgatitjet e para për qëndresën e armatosur të cilën e konsideronin të pashmangshme. Ata, jo vetëm që u pajisën me armatimin e nevojshëm, por edhe organizuan ekipet e para stërvitore për luftë të armatosur në Kosovë.

Nuhi Berisha, asnjëherë nuk pushoi duke punuar për realizimin e idealit të tij dhe të shokëve. Në një rast, kur atij iu kërkua që të flinte e të pushonte pak, sepse kishte orë të tëra që po punonte, ai u përgjigj duke e cituar Kadri Zekën: ‘’Mjaft kemi fjetur, qe dyzet vjet kemi fjetur’’. Bashkëveprimtarët theksojnë se arti organizativ i Nuhiut u dëshmua gjatë gjithë kohës së veprimtarisë së tij. Kjo, do të dëshmohet sidomos në demonstratat e vitit ‘81, ku gjithmonë jo vetëm që ishte pjesëmarrës aktiv, por mbi të gjitha u shqua për kundërvënie të guximshme ndaj forcave të atëhershme policore dhe ishte vetorganizator në këto ngjarje historike.

Më 3 prill 1981 policia sekrete u përpoq ta arrestonte në konviktin e studentëve në Prishtinë, por nuk pati sukses. Aksionin e vazhduan në shtëpinë e tij në Gjilan, por nuk e gjetën dhe si shenjë hakmarrje, ata burgosën vëllaun e tij Muratin, duke e mbajtur një muaj në burg. Pas kësaj kohe, nga prilli i vitit 1981 deri më 7 mars 1982, Nuhiu kaloi në ilegalitet, sepse pas demonstratave ai ishte identifikuar nga organet e ndjekjes dhe kërkohej vazhdimisht nga policia për ta arrestuar. Prandaj, edhe pse shumë i ri në moshë, u detyrua që të ballafaqohej me një jetë të vështirë në ilegalitet të thellë, por punën dhe komunikimin me veprimtarët e organizuar nuk e ndërpreu për as një moment. Momenti më i vështirë i kësaj periudhe ishte vrasja e atdhetarëve: Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla nga policia sekrete jugosllave në Gjermani. Nuhiu, u thoshte shokëve të tij se: ‘’Armiku na ka goditur rëndë. Kjo goditje le të jetë nxitje për një luftë më të vendosur që ta çojmë përpara rrugën e tyre për çlirimin e Atdheut

Rrugëtimi i përbashkët i Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës deri në përjetësi

Një kapitull i veçantë i jetës dhe i angazhimeve kombëtare për Nuhi Berishën, ishte njohja me Rexhep Malën, i cili ishte liruar nga burgu në maj të vitit 1983. Menjëherë pas kësaj, ata e bashkuan punën, zemrat dhe armët kundër armiqëve. Së bashku, do të rrugëtonin shtigjeve të luftës për lirinë e Kosovës dhe bashkimin kombëtar. Misionin e njohjes së tyre i takoi ta kryente atdhetarja dhe intelektualja e njohur Teuta Hadri, e cila kujton: ‘’Në vendtakimin e caktuar tashmë, Nuhiu po priste. I prezantova të dy. U takuan si vëllezërit e një nëne që shiheshin pas një ndarjeje të gjatë. U përqafuan sikur të ishin rritur bashkë’’. Nga kjo ditë, Nuhi Berisha do të bëhet krah i djathtë dhe shok i pandashëm i Rexhep Malës.

Pushtuesi serbo-jugosllav e dinte mirë rrezikun që i vinte nga lufta e armatosur e shqiptarëve. Andaj, do të përdorë forca dhe mjete të shumta ushtarake-policore për ta shuar që në nismë këtë formë të rezistencës. Faktet flasin se baza e ilegalëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në lagjen

‘’Vranjefci’’ në Prishtinë, e cila pas rënies së tyre me të drejtë do të quhej ‘’Kodra e Trimave’’, ishte e rrethuar me tre rrathë të hekurt. UDB-ja, pasi kishte zbuluar vendin ku ndodheshin ata, mori masa speciale, duke i angazhuar njësitë elitare të policisë dhe ushtrisë jugosllave, më 11 janar 1984 e rrethuan pjesën më të madhe të Prishtinës. Ata që kishin pasur fatin të gjendeshin pranë bazës ilegale të Rexhepit dhe Nuhiut në natën mes 11 dhe 12 janarit, kishin pasur mundësi t’i dëgjonin krismat e luftëtarëve të cilat përcilleshin me këngë për Kosovën, për Shqipërinë dhe për lirinë. Policët i thërrasin të dorëzoheshin, por bijtë e Kosovës s’pranuan dorëzimin. Krismave të armëve të policisë që kishin vrarë me dhjetëra patriot shqiptar, Rexhepi dhe Nuhiu i’u përgjigjën me zjarr. Pas një rezistence shumëorëshe në fushën e nderit, heroikisht ranë dy bijtë e shtrenjtë të Kosovës kreshnike. Në atë mëngjes të acartë të 12 janarit 1984, ata ranë me armë në dorë në një luftë të pabarabartë, por fitimtare. Ata nis

Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe bashkëveprimtarët e tyre, me kohë e kishin kuptuar se liria është tepër e shtrenjtë dhe se çmimi i saj paguhet me jetën dhe sakrificën që nuk ka çmim, pos çmimit të lirisë, dhe se rënia për liri është pavdekësi është përjetësi./rexhep arifi/rajonipress/