Hidromorava

Ismajli: Faleminderit çdo gruaje që po e mban gjallë këtë frymë të madhe të fitores që po vjen me 12 tetor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Me vendosmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin që tregojnë çdo ditë, ato po dëshmojnë se zhvillimi i qytetit fillon me përfshirjen e plotë të grave në çdo fushë të jetës publike e institucionale ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Mbrëmë pata kënaqësinë të jem në mesin e Forumit të Gruas, me gra të jashtëzakonshme që janë forca, zemra dhe fryma e çdo ndryshimi në qytetin e Gjilanit.

Ishte një takim plot vullnet, sinqeritet dhe ide të qarta për të ardhmen e Gjilanit.
Gratë tona janë udhëheqëset e qytetit tonë.

Me vendosmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin që tregojnë çdo ditë, ato po dëshmojnë se zhvillimi i qytetit fillon me përfshirjen e plotë të grave në çdo fushë të jetës publike e institucionale.

Në qeverisjen tonë të ardhshme, zëri i gruas do të dëgjohet fort dhe do të ketë peshë të jashtëzakonshme.

HW

Do të krijojmë më shumë mundësi për punësim, përkrahje për bizneset e udhëhequra nga gratë, trajnime profesionale dhe përfshirje aktive direkte në vendimmarrje.

Faleminderit çdo gruaje që po e mban gjallë këtë frymë të madhe të fitores që po vjen me 12 tetor.

Së bashku, me guxim dhe me zemër të hapur, do ta ndërtojmë Gjilanin e ri shumë modern, Gjilanin me llogaridhënie të plotë dhe Gjilanin i cili përfaqëson rolin e gruas si asnjëherë më parë

Faleminderit shumë për përkrahjen dhe konsideratën!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.