Rexhep Kadriu jep lajmin e madh për Anamoravën, pas një muaji nisin punimet e autostradës Prishtinë – Gjilan

Gjilan – Rexhep Kadriu po del të jetë më i suksesshmi qeveritar që nga pas lufta në raport me Gjilanin dhe Anamoravën. Kadriu ka dhënë lajmin e madh se pas një muaji do të nisin punimet e autostradës Prishtinë – Gjilan.
Rexhep Kadriu me shumë angazhim e motiv shtesë e ka nisur punën në Qeverinë e Haradinajt. Kadriu më mirë se çdo politikan gjilanas që ka marrë vota në emër të Gjilanit dhe Anamoravës, po e arsyeton epitetin e tij, duke qen në shërbim të nevojave që ka Anamorava e Gjilani.
Në të gjitha qeveritë ka pasur deputet, ministra, zyrtar të lartë e madje edhe zëvendëskryeministra, por asnjëri s`kanë punuar për interesa të Gjilanit, përkundrazi kanë punuar për interesa klanore dhe individuale.
E, Rexhep Kadriu po dëshmon se gjithçka është e mundur kur punon për nevojat e qytetarëve.
Lexojeni njoftimin e Rexhep Kadriut rreth nisjes së autostradës.
Të nderuar qytetarë të Anamoravës,
Pas shumë vitesh bllokadë ndaj Anamoravës, Qeveria Haradinaj rikthen vëmendjen kah kjo pjesë e Kosovës. Duke qenë njëri nga ju që aq shumë e doni Gjilanin, Anamoravën në përgjithësi, dua ta ndaj një lajm të rëndësishëm me ju; pas një muaji nisin punimet për Autostradën Prishtinë – Gjilan.
Pra, tanimë neve si ministri e Infrastrukturës na është hap rruga për përzgjedhjen e operatorëve ekonomik të cilët do të merren me punimet në këtë Autostradë. Marsi është veç fillimi i projekteve për Anamoravën dhe Kosovën në përgjithësi. Gjithashtu, jemi në përfundim të procedurave për zgjerimin e hyrje-daljeve në Gjilan, Ferizai dhe Prizren, projekte këto të përkrahura nga BERZH-i. Urime Gjilan ka shkruar Kadriu./rajonipress/