GRANDEMALL

Fillon edicioni i 34-të i “Flakës së Janarit” në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Ka filluar manifestimi mbarëkombëtar, “Flaka e Janarit”, organizuar nga Komuna e Gjilanit.

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun, zv. ministrin e Mbrojtjes Shemsi Sylën, nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, deputetë, ministra, drejtorë, aktivistë dhe qytetarë, gjatë ditës bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Më pas aktivitetet kanë vazhduar në Kazermën e Qytetit, ku janë prit nga komandanti i FSK-së i kësaj kazerme nënkoloneli Arben Avdyli.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se së bashku me nënën Stane, deputetë, ministra, aktivistë dhe qytetarë, nderuan historinë dhe të ardhmen e Kosovës.

FIDANISHTJA

“Flaka e Janarit”, ka filluar që nga dita e sotme, duke na kujtuar heronjtë dhe dëshmorët që dhanë gjithçka për lirinë tonë. Vizituam Kodrën e Dëshmorëve, ku mes varreve të heronjve reflektuam mbi sakrificat e tyre dhe ripërtëritëm angazhimin për një Kosovë që respekton dhe vlerëson ato sakrifica”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se më pas, vizituan ushtarët e FSK-së, të cilët me guxim dhe përkushtim mbrojnë sigurinë dhe sovranitetin e vendit tonë.

“Flaka e Janarit”, na kujton sakrificat që na sollën lirinë dhe angazhimin për të ndërtuar një të ardhme të sigurt”, tha Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.