UBT

Rexhep Kadriu: Aleanca po rritet, kjo na obligon të bëhemi gati për sfida të reja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, ka mbajtur kuvendin zgjedhor në nëndegën e “Kodra e Dëshmorëve”. I pranishëm në punimet e këtij kuvendi ishte edhe kreu i AAK-së në Gjilan, njëherit zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

Ai tha se aleanca po rritet çdo ditë, dhe se qytetarët po i besojnë vizionit tonë. “S’ka asnjë dyshim, AAK është subjekt politik që ka pas dhe vazhdon të ketë ndikim në skenën politike në Kosovë. Qeveria Haradinaj kemi thënë se do të jetë qeveri e vendimeve të mëdha dhe projekteve që do të rrisin zhvillimin ekonomik dhe prekë çdo familje”, tha Kadriu.

AAK është në proces të brendshëm zgjedhor. “Këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për aleancën sepse nga këto do të dalin struktura të cilat do të ballafaqohen me sfida të reja, gjegjësisht me udhëheqjen e komunës pas këtij mandati. Për këtë jam shumë i sigurtë, sepse po e shoh se kemi kuadro të reja, të përgatitura për të udhëheqë me institucionet”, përfundoi Kadriu.

ARKATANA

Në këtë kuvend të rregullt zgjedhor, me votë unanime kryetar i nëndegës “Kodra e Dëshmorëve” u zgjedh Nusret Ramadani.

Ndryshe, degës së AAK-së në Gjilan i janë afruar kuadro të reja në të gjitha nivelet e organizimit të saj të brendshëm, për t’i hyrë garës zgjedhore në zgjedhjet e rregullta që po mbahen në gjitha degët e këtij subjekti politik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.