Kandidatët e AAK-së: Ne do të riparojmë këto dëme dhe do të zhvillojmë Grykën e Karadakut, Gjilanin dhe mbarë Kosovën

Gjilan – Përmbyllëm ditën në odën e mikut tonë, Shefket Bajrami, bashkë me kandidatët për deputet, Ahmet Isufi dhe Zaki Asllani, me kryefamiljarë nga kjo trevë në Grykën e Karadakut – një trevë që gjatë gjithë historisë sonë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe shtetin e Kosovës ka shkruar Nazim Gagica.
Është obligim i yni t’u sigurojmë këtyre banorëve kushte të mira për të jetuar dhe për t’u marrë me bujqësi e blegtori, duke pasur mbështetjen e shtetit përmes subvencioneve meritore dhe të dinjitetshme.
Ata janë tej mase të zhgënjyer nga qeveria qendrore në largim dhe nga pushteti lokal për humbjen e katër viteve të shkuara kot.
Ne do të riparojmë këto dëme dhe do të zhvillojmë Grykën e Karadakut, Gjilanin dhe mbarë Kosovën.
137 për Kosovën Fituese!