UBT

Revista amerikane për artistin shqiptar, Petrit Halilaj

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kosova që ka shpallur pavarësinë e vet në vitin 2008, këtë verë do të përfaqësohet për herë të parë në Bienalen e Venedikut, përmes artistit Petrit Halilaj

Revista amerikane e specializuar për arte pamore “GalleristNY”, shkruan për artistin shqiptar nga Kosova me qëndrim në Gjermani, Petrit Halilaj, gjegjësisht për pjesëmarrjen e tij në ekspozitën më të madhe botërore, bienalen e Venedikut, ku ai e përfaqëson shtetin e Kosovës.

“Shteti ballkanik i Kosovës, që ka shpallur pavarësinë e vet në vitin 2008, këtë verë do të përfaqësohet për herë të parë në Bienalen e Venedikut. Ditë më parë nga autoritetet është deklaruar se Kosova do ta dërgojë Petrit Halilajn në këtë aktivitet, ndërsa detyrën e kuratorit do ta ketë Kathrin Rhomberg.

Bienalja e njohur fillon më 1 qershor dhe përfundon më 24 nëntor.

FIDANISHTJA

Vepra artistike e Petrit Halilaj është e rrënjosur thellë në një kërkim të përhershëm të asaj çfarë është realitet dhe se si ai realitet mund të prezantohet përmes artit. Kujtimet e tij nga fëmijëria në fshat, përvoja e tij personale me luftën, shkatërrimin, eksodin dhe zhvendosjen janë bazat kryesore të reflektimeve të tij për jetën dhe njeriun.

Arti i Petrit Halilajt është unik por ky lloj i gjallimit transnacional dhe përvoja e thelbit të punës së tij nuk janë të tilla. Në të kundërtën, ajo, në një masë të ndryshueshme është një realitet gjithnjë më bashkëkohor që prek gjithnjë më shumë jetët e të gjithëve dhe e gjithë kjo është një pikënisje për prezantimin e parë të Kosovës në Bienalen e Venedikut.

Petrit Halilaj i cili është i lindur në vitin 1986, ka pasur një agjendë të përmbushur vitin ë shkoi. Ai ka pasur ekspozita personale në Wiels, Bruksel, dhe në Galerinë Nacionale të Kosovës. Në vitin 2014 ai do të ekspozojë punimet e ij në “Fridericianum” të Kasselit, në Gjermani, përfundon “GalleristNY”.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.