Fundamenti

UBT ftohet tani edhe në Afrikë për të ngritur kapacitetet akademike dhe profesionale

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

UBT, përpos aktiviteteve të tij në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor, në Evropë, Britani dhe Azi, tani do të kontribuoj edhe në kontinentin e Afrikës, në forcimin e sistemeve arsimore dhe duke mbështetur kërkesat e shteteve afrikane për zhvillim dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe akademike të brezave të rinj.

UBT sapo ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës do të ofrojë një gamë të gjerë programesh ne fushën e edukimit, përfshirë edhe krijimin e programeve në fushat si Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, si dhe zhvillimin e Instituteve të specializuara për hulumtime dhe avancim akademik.

ARKATANA

Modeli unik e inovativ i UBT-së i ndërtuar në Kosovë dhe për zhvillimin e Kosovës, tani po gjen zbatim edhe në vendet e tjera dhe ka një vlerësim të lartë botëror, duke u konsideruar një prej modeleve që ofron zgjidhje për të zvogëluar diferencën në mes të kërkesave të tregut të punës dhe ofertës me kompetenca adekuate nga njerëzimi, gjë të cilën sistemet klasike të edukimit nuk po mund të arrijnë.