Poezi nga Demush Mehmeti

Dhe acari i ditëve pranverore, ardhur në kohën pakohë…
NË ÇDO FORMË
Dhe acari i ditëve pranverore, ardhur në kohën pakohë
Kot e ka me mua
S’më bën të ndihem keq
Më ngrohë zjarri i dashurisë për jetën
Ftohjet s’i bëj hesap
Jeta e çdo stine mbetet e bukur
Dhe në të vetat acare
Përherë
Në çdo formë
TË LOZIM BASHKË
Ejani të kënaqemi më këtë të bukurën pjesë jete
Ta shijojmë në plotnin e saj
Sa s’është bërë vonë
Ejani deri sa mua mos të më merr vdekja
Juve valë e jetës
Kur s’kemi me u taku
Ejani të lozim bashkë shfrenuar, por si të krisur
Ju të bëheni gjysh si unë
Unë fëmijë i mitur si ju
DRITËJETA DITË VAZHDON
Kur ngadalë bie muzgu me një erë të ftohtë që përcëllon
Struket në gëzhojën e natës
Hesht guri e druri në të vetën bërthëm errësire
Sado të jetë mot i ftohtë
Shtrirhen në spyrinë shtrati e kam ngrohtë
Më ngrohem aromë shtatit tënd
Buzëqeshje jote më kallë
E heshtur ngadalë ik nata, ik ashtu siç ka ardhë
Zgjohen gjithë të fjeturit e gjallë
Sytë mbushën me dritë dite
Në të shtruarin dyshek lulesh shkrihet brymë e vonë
E ngrohta mund të akulltën kristal
Dritëjeta ditë vazhdon
Pas erës që ngrin, shpërthen puhizë e vakët
Në kupë të qiellit flakëron dielli
Me rrezet valë-valë
Shkrihet e ngurta buzëqeshja ime
Me një më të bukurën këngë për timen tokë
Me më të ëmblin kor zogjësh bërë një
Me më të ligat, të bukurat kujtime për te ikurën kohë
NË MË TË BARDHËN DRITË
Më e hyjnishmja e hona dashni ndjehet dhe në distancë
Skofi vokali hidhërimin tremb
Veshin ledhaton
Zemra ngjyen në ëmbëlsirë
Butësi e dores sate mi prekë të thellat thellësi
Dërmon djajt e pabindur
Engjujt e heshtur përgëdhelë
Shijet e fjetura zgjonë
Sado të mospajtohemi me fatin
E të notojmë në det kotsie
Flakët e pamundura
Trembet më e errëtaa, lahemi në më të bardhën dritë
BIJEN NË KOHË
Si zakonisht, nata s’harron rendin e vet bijen në kohë
Me natën vijnë ca ëndrra të dhimbshëme
Fort mallëngjehemi
Qajmë me lot
Sado të na thuhet se vaji i ëndrrës është i mirë
Sjellë të mira
Ndjellë fatlumturi
Imazhi i lotve prekë në shpirt
Vijnë dhe të mirat ëndrra qeshim e me zë
Thonë i madhi zot bëne mirë
Qeshja në ëndërr është kob
Ashtu kështu mërzia ardhur nga ëndërr s’ik, lëndonë