Uji Dea

Republika rrëshqiti në anarki

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Ndonëse Kosova si shtet i ri është në rrugë e sipër të ndërtimit të një shoqërie pluraliste e demokratike, tash e gati dy dekada, analistët politikë konsiderojnë se ende nuk ka demokraci, por shteti i ri ka rrëshqitur keq drejt anarkisë dhe nëse shoqëria jonë nuk gjen forca për ta ndalur këtë regres, do të na presin kohë edhe më të rënda.

POLITIKA MASHTRON QYTETARËT

Të gjitha partitë u njollosën

Ndonëse Kosova si shtet i ri është në rrugë e sipër të ndërtimit të një shoqërie pluraliste e demokratike, tash e gati dy dekada, analistët politikë konsiderojnë se ende nuk ka demokraci, por shteti i ri ka rrëshqitur keq drejt anarkisë dhe nëse shoqëria jonë nuk gjen forca për ta ndalur këtë regres, do të na presin kohë edhe më të rënda.

Sipas analistëve, edhe pse në Kosovë de jure e kemi sistemin demokratik, de facto është instaluar sundimi i mafio-oligarkisë së pasluftës, si ne nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, i cili, me gjasë, do të lëshojë rrënjë të reja, në vend që të marrë fund njëherë e mirë. Derisa demokracia nënkupton qeverisje nga shumica në shërbim të të gjithëve, pa diskriminuar askënd pse është rival politik apo ka një mendim ndryshe, në Kosove kjo gjë nuk është kuptuar ende, dhe si rrjedhojë edhe qeverisjet e njëpasnjëshme në vendin tonë, si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal, në vend që t’u shërbenin qytetarëve, u vunë në shërbim të mafio-oligarkëve, vasalëve të tyre, klientelave të korruptuara dhe zhvatëse të popullit dhe buxhetit të shtetit. Kjo klasë politike, duke përfshirë të gjitha partitë politike, pra edhe VV-në, që u sprovua me qeverisjen e inkriminuar dhe jahteve të Shpend Ahmetit në Prishtinë, sistemin “demokratik” e sheh si një mekanizëm të përshtatshëm për të abuzuar pafundësisht me ligjin e demokracinë, në secilën zyrë shtetërore e për të mbushur kontot personale bankare dhe xhepat e pushtetarëve, familjarëve e miqve të tyre, partiakëve e zhvatësve të tjerë.

Demokracia u keqpërdor

Analisti politik Ragip Guraziu konstaton se në Kosovë nuk do ketë demokraci të mirëfilltë, fatkeqë- sisht, edhe për një kohë të gjatë, derisa kemi një shtet të rrëshqitur keq drejt anarkisë, dhe derisa edhe shoqëria jonë nuk po gjen forca për të ndaluar këtë regres. “Me këtë trend negativ është fakt që kohë edhe më të rënda do të na presin. E them këtë, sepse në Kosovë kemi një sistem de jure demokratik, por kjo gjendje nuk po bën punë de fakto, sepse këtu është instaluar sundimi i mafio-oligarkisë së pasluftës, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, i cili, me gjasë, do t’i lëshojë rrënjët e reja, në vend që të marrë fund njëherë e mirë”, u shpreh ai. “Gjithashtu, demokracia nënkupton një qeverisje demokratike nga të gjithë, pa diskriminuar edhe rivalët politikë, edhe pse me mendim ndryshe. Por, kjo në Kosovën tonë po kuptohet ndryshe nga qeverisjet e pasluftës të njëpasnjëshme, si në nivelin qendror edhe atë lokal, duke mos u vënë në shërbim të qytetarëve, por në atë të mafio-oligarkëve, vasalëve të tyre, klientelave të korruptuara dhe zhvatësve të popullit dhe buxhetit të shtetit”, vijoi Guraziu. “Kjo klasë politike, duke përfshirë të gjitha partitë politike, në mesin e tyre edhe ‘VETËVENDOSJE’-n janë duke degraduar shtetin e Kosovës për interesat personale, për mbushjen e xhepave të tyre me eurot e pista korruptive”, tha Ragip Guraziu.

Uji Dea

Kudo bëhen dallavere

Demokracia si nocion abstrakt ekziston në Kosovë edhe sipas analistit Reshat Badallaj, por në fakt ajo nuk po funksionon në ndërtimin faktik dhe praktik të jetës institucionale. “Mashtrohen shumë keq të gjithë ata që mendojnë se në Kosovë ka demokraci, sepse në Kosovë pushteti nuk ushtrohet fare nga populli drejtpërdrejt dhe as nga organet e zgjedhura nga populli. Pra, pushteti që nga pas lufta është në duart e mafiooligarkëve më të rrezikshëm në Ballkan e më gjerë. Organet kurrë nuk janë zgjedhur nga populli, organet tona janë zgjedhur me anë të pazareve, mashtrimeve dhe blerje votash nga kanalet e nëntokës kriminale. Në Kosovë, kush thotë se ka demokraci, ata nuk e njohin as fjalën DEMOS se çka do të thotë…”, u shpreh ai. “Pra, në Kosovë, nuk mund të ketë demokraci të mirëfilltë, kur ish- titistët, udbashët u bënë kinse demokratë, e në fakt ishin banditë dhe mafiozë që e morën shtetin e Kosovës në duar dhe zhvilluan një aktivitet kriminal të nëntokës të stilit mafio-sicilian ose kolumbian, që nuk respektohen as ligjet e as Kushtetuta e vendit”, tha Reshat Badallaj.

Ai një shembull eklatant e sheh edhe në Komunën e Prishtinës dhe jo vetëm në nivelin qendror. “Shikoni dallaveret e Prishtinës, fund e krye pazare të kanaleve të nëntokës. I ka parë bota pazaret e Shpend Jahtit me bandën serbo-ruse të Pacollit. Bënë pazare, që deri dje janë sharë pa pushuar kurrë dhe nuk kanë lënë pa thënë që ekziston në fytyrë të tokës”, potencoi Badallaj. Edhe Mustafë Kadriaj thotë se Kosova vetëm de jure figuron si shtet demokratik, derisa de fakto është krejt jashtë një funksionimi të tillë. “Nëse flasim se si funksionon Kosova de fakto ka dy orientime joligjore, por shumë të fuqishme nga ana juridike. Pra, kemi grupin e oligarkëve që janë në pushtet, e kur flas në pushtet mendoj te të gjitha partitë, si në nivel qendror dhe lokal, që e zhvatin pushtetin me sponsorizuesit e tyre dhe anarkistët, të cilët çdo gjë duan vetëm rend dhe ligj nuk duan, pra duan të sillen sipas tekeve të tyre, saqë mundohen dhe në momente të caktuara i bëjnë të pafuqishme organet e rendit përballë tyre”, vlerësoi Kadriaj.

Skena duhet të pastrohet

Analisti Ali Hertica thotë se mungesa e demokracisë funksionale në një vend që de jure është i shpallur dhe dizajnuar si shoqëri demokratike, mund të eskalojë në një anarki shumë të rrezikshme që sjell destabilizim me pasoja të pariparueshme. “Destabilizimi i mëtejshëm i jetës politike në Kosovë është dëshmi e një krize të qartë politike të vendit, ku shteti thuajse ka rrëshqitur ose po rrezikon të rrëshqasë deri në anarki të thellë politike, për çka shoqëria kosovare nuk po gjen forcë ta ndalë këtë regres anarkik të instaluar nga mafia-oligarkia që është e instaluar në të gjitha institucionet e shtetit, si në atë qendror dhe në atë lokal”, theksoi Hertica.

Ndërsa, analisti Arsim Haziri thotë se është krejtësisht iluzore që të flitet për një shtet të mirëfilltë demokratik në ato shoqëri ku nuk ka sundim të ligjit, ngase bazamenti i demokracisë funksionale është instalimi i shtetit ligjor, të paanshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.”Luftimi i krimit dhe i të gjitha dukurive negative nuk mund të bëhet prej liderëve aktualë politikë, sidomos prej atyre që ushtrojnë qeverisjen qendrore. Nga shkaktarët nuk zhvillohet dhe ndërtohet shteti dhe e ardhmja e tij, por kërkohet urgjentisht një mekanizëm ndërkombëtar në cilësinë e një zyre ndërkombëtare, e cila për mision të pashmangshëm do të kishte luftimin e pakompromis të të gjitha fenomenet negative që ekzistojnë në Kosovë”, potencoi ai. Sipas Hazirit, një proces i tillë, përpos që do të ndikojë në rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, efekti i tij do të shprehet edhe në pastrimin e skenës politike, ku fatkeqësisht sot defilojnë një masë e madhe politikanësh të korruptuar.

(Kosova Sot)